Shkurt për CED
Qendra për edukim dhe zhvillim(CED) është organizatë joqeveritare e cila funksionon në rajonin e Komunës së Tearcës nga Dhjetori i vitit 2006. Organizata ka si Grup Qëllimor të rinjtë nga mosha 12 deri 28 vjet, ndërsa për arritjen e qëllimeve të saja në aktivitete çdoherë përfshihen të rinjtë, arsimtarët, prindërit, udhëheqës të institucioneve dhe udhëheqës të organizatave tjera.
Në bazë të planit të saj strategjik, CED në tri vitet e ardhshme si prioritete të saja i ka: Uljen sjelljeve devijante tek të rinjtë, edhe atë përmes organizimit të ngjarjeve kulturore dhe sportive, Mbrojtjen e ambientit, përmes aktiviteteve për ngritjen e vetëdijës së qytetarëve, përmirësimin e bashkëpunimin ndëretnik midis nacionaliteteve që jetojnë në rajon, duke organizuar aktivitete të përbashkëta.
Disa nga shërbimet të cilat i ofron Organizata Qendra për edukim dhe zhvillim
- Trajnime në këto tema:
-Trajnim për vullnetarizëm
-Trajnim për të drejtat e fëmijëve
-Trajnime për participim të të rinjëve
-Trajnim për Lidership, Komunikim, Zgjidhje konfliktesh, Punë me individë, Të punuarit me grupe
-Trajnim për përpilim të projekteve, evaluim dhe monitorim
-Pregaditje të planeve të ndryshme strategjike për OJQ
- Organizim të punëtorive kreative
- Projektim filmash
- Organizim të ekspozitave të ndryshme
- Trajnime për përfitim të shkathtësive të edukimit joformal
- Mundësi për angazhim në mënyrë vullnetare në zyrat e CED dhe në shtetet si Irlandë Veriore dhe Zvicër
- Organizim të shfaqjeve të ndryshme
- Punëtori për vallzim teatër
- Konsultime Juridike rreth themelimit të OJQ dhe akteve tjera juridike
Vlera në të cilat bazohet OJQ CED janë: Bashkëpunimi, Edukimi dhe Barazia.
Lexo më shumë për biografinë e organizatës në artikullin Historiati në menynë Për ne.
About Us







