Shpallje për pjesëmarrës në trajnimet për përgaditje dhe punësim
Qendra për edukim dhe zhvillim (CED) shpall thirrje për pjesëmarje në ciklin e trajnimeve për përgaditje dhe punësim, të përbërë nga tetë module, në kuadër të projektit të USAID ”Rrjeti rrinor për përvetësimin e aftësive për punësim – rrjeti (YES)” të cilët do të implementohen në Komunën e Tearcës, në periudhën prej 9 deri 12 Mars 2012. Trajnimet do të jenë interaktive. Pjesëmarrësit që me sukses do të ndjekin trajnimet do të marrin çertifikata. Trajnimet do të mbahen nga persona të specializuar të cilët kanë ndjekur trajnimin special në këtë temë nga trajnues amerikan.
Temat e trajnimeve janë:
- Hyrje në trajnim
- Zhvillim personal
- Aftësi për kërkim të punës
- Aftësitë e komunikimit
- Sjellje e duhur në vendin e punës
- Punë në grupe dhe lidership
- Siguri, të drejta dhe detyrat në punë
- Aftësi financiare
Aplikantët për trajnime duhet t’i plotësojnë këto kushte vijuese:
- -Të jenë të moshës 16-26 vjeç
- -Të jenë të papunë
- -Të mos evidentohen si të papunë nga Agjencioni për Punësim i RM
- -Të kenë mundësi t’i ndjekin të gjitha trajnimet
- -Të mos jenë të përfshirë në proces edukativo-arsimor
Të gjithë të interesuarit le të dërgojnë FLETË APLIKIMET e plotësuara në: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it më së voni deri 4 Mars 2012.
Fletë aplikimet mund t’i merrni këtu: >>Shkarko fletë aplikimin<<
Më shumë informacione rreth konkursit:
Qendra për edukim dhe zhvillim(CED)-Tearcë
Kontakte: 070 838 148 email: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it








