Home Education Informal Education

Çfarë është Edukimi Joformal? 

Nga themelimi i organizatës CED, shumica e proekteve kishin për qëllim zhvillimin personal të të rinjëve, punën grupore, nxitjen e kreativitetit përmes metodës e cila është me e pranueshme nga ana e të rinjëve, pra edukimit joformal. Vetë organizata udhëhiqet nga koncepti se njeriu mëson deri sa është gjallë, dhe beson se secili individ pa dallim etniteti, feje apo përkatësie tjetër posedon kapacitet për vetëzhvillim në tërë procesin jetësor.

NeformalnoObraz1_1Edukimi joformal NFO (NON FORMAL EDUCATION), si e tillë ka një traditë të gjatë në vendin tonë, por si shumica e gjërave tjera ende nuk ka ndonjë mirënjohje zyrtare. Kjo formë e të përfituarit të njohurive dhe shkathtësive, por edhe vlera të rëndësishme jetësore, meriton vëmendje më të madhe. Çfarë është edukimi joformal dhe nga rrjedh ky lloj edukimi? Cila është vlera shoqërore e edukimit joformal, në cilën mënyrë kjo nxit zhvillimin e përfshirjes dhe barazisë shoqërore, këta janë vetëm disa pyetje për të cilat në edukimin joformal do të gjëni përgjigje.

Të fillojmë nga ajo se çfarë është edukimi formal. Ky lloj edukimi shpesh është e bazuar në akte juridike dhe është i obligueshëm. Edukimi shkollor tek ne në masë të madhe bazohet në principe formale të të edukuarit. Nevojat e ndonjë të arsimuari shpesh ndryshojnë me kalimin e kohës, përkatësisht me zhvillimin e teknologjisë si dhe të ndryshimeve ekonomike të cilat kanë ndodhur në vitet 60ta dhe 70ta. Kështu edukimi formal nuk ka patur mundësi t’i ndjekë këto ndryshime, për këtë shkak është paraqitur nevoja që e njejta të plotësohet. Kështu në skenë paraqitet edukimi joformal, si plotësim i saj e jo si kundërshtim i saj.

UNESCO në 1972 definon EJF si”aktivitet i organizuar edukativ, jasht sistemit formal e cila ka për qëllim që t’i plotësojë nevojat e përdoruesit, por edhe qëllimet e të të mësuarit.”.

Mësim kualitativ në Edukimin Joformal mund të arrihet nëse ekzistojnë:

  • Kornizë e qartë e cila duhet të realizohetNeformalnoObraz2
  • Pjesëmarrje vullnetare
  • Zhvillim personal dhe profesional
  • Mësim me grupin, mësim në grup dhe mësim nga grupi
  • Program të bazuar nga nevojat e shoqërisë dhe pjesëmarrësve
  • Procesi i të mësuarit është mjaft i rëndësishëm
  • Edukatorë të trajnuar dhe kualifikuar
  • Strukturë fleksibile (plane, programe)
  • Të bazuar në vlera demokratike;
  • Ndarje e përgjegjësisë për rezultatet e të mësuarit midis bartësve të grupit dhe vetë grupit
  • Përforcim të pjesëmarrësve

 

Edukimi joformal ofron llojlloshmëri programesh për edukim, të cilat mund të ndahen në dy kategori më të gjëra, programe edukative dhe programe arsimore.

Këto programe janë të dedikuara për grupe të ndryshme shënjuese si të rinjtë, të moshuarit, prindërit etj.  EJF zgjat tërë jetën, ndërsa qëllimi i edukatorëve është që t’ua afrojnë temën të të interesuarve, duke i përfshirë në aktivitete dhe përmes përvojave të mësojnë shumë gjëra. Në EJF secili mëson prej secilit. Mësohet nga grupet shënjuese, përmes raporteve interaktive, mësohet përmes punës, aktivitetit, praktikës, përvojës. Ky lloj edukimi është i aplikueshëm në jetën e përditshme, pas së cilave në fund secili pjesëmarrës merr diplomë apo çertifikatë, të cilat në kohën e fundit kanë filluar të verifikohen edhe tek ne.

Punë interesante në edukimin joformal është ajo se secili person mund të fillojë në çdo kohë të mësojë diçka. Nuk ka ndonjë kornizë kohore  në të cilën një person mund të mësojë apo merr pjesë, e mjaftueshme është vullneti dhe inicijativa që ai të fillojë me këtë lloj edukimi, i cili është fleksibil dhe I përshtatshëm për individët.

Razmena_Tearce21

 

Në lidhje me vlerat të cilat i ofron Edukimi Joformal, kemi nderin të ju prezantojmë poezinë e Umberto Maturanës, cili u pikëllua pasi…kliko”Lutja e Nxënësit


 

Për përpilimin e materialit janë shfrytëzuar materiale nga:

- Community Youth Development,  A Framework for Action Della M. Hughes, Susan P. Curnan

- “Neformalno Obrazovanie”(Nevidljiva Snaga Drustva)-Grupa “Hajde Da…”, Beograd 2005          www.hajdeda.org.rs

 - Materiale nga Kursi Bazat e Punes Rinore, realizuar nga Triagolnik dhe CED

Albanian-ALМакедонски (Macedonian)English (United Kingdom)

Polls

Kush ndikon ne edukimin e fëmijëve?
 

Random pictures

Banner
Banner
Banner