Shkëmbim ndërkultoror në Trogen, Zvicër

final_Thirrje

 

Organizata Qendra për edukim dhe zhvillim(CED) organizon edhe një Shkëmbim Ndërkulturor e cila do të mbahet në Trogen, Zvicër nga 7 e deri më 21 Shkurt 2012.

Ky shkëmbim realizohet në bashkëpunim me organizatën SPPMD Kavadar dhe ka për qëllim shkëmbimin e fëmijëve nga dy rajonet e Maqedonisë me fëmijë nga Zvicrra dhe Gjermania, nën pëkrahje nga organizata botërore për Fëmijë Pestaloci.

 

 

Të gjithë nxënësit që janë të lindur në në vitin 1996 dhe 1997 mund të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë email: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .


 

 

 

 

 

 

 

Lexo më shumë për Programin ne trogen:

 

 

Fondacioni për fëmijë Pestalloci (FFP) është OJQ zvicërane e cila promovon bashkëjetesë paqësore në mbarë botën përmes përforcimit të aftësive dhe të drejtave të fëmijëve. Për këtë qëllim FFP përkrah projekte për avancimin e realizimit të drejtave të fëmijëve në fushat ku ata kanë qasje deri në mësim kualitativ dhe mësim ndërkulturor në 12 vende.

Në zvicër, fshati i fëmijëve në Trogen me aktivitetet në fushën e të jetuarit bashkë midis kulturave, këmbimit dhe edukimit, është në zemrën e Fondacionit. Këtu mblidhen fëmijët/të rinjtë nga Europa veri-lindore dhe Zvicra.800 fëmijë/të rinjë nga projekte të ndryshme të mbështetura nga FFP të Europës juglindore janë të ftuar në këmbimin kulturor në fshatin e fëmijëve çdo vit. FFP ka përvojë 15 vjeçare të organizimit të takimeve ndërkulturore me qëllim mësim të çështjeve ndërkulturore.

 

Çfarë mund të mësoni nga këto shkëmbime ndërkulturore


Në kuadër të projekteve këmbimore grupe nga 40 të rinjëve vijnë në fshatin e fëmijëve. Ata jetojnë në shtëpi, marrin pjesë në kurse për çështje ndërkulturore dhe të drejtat e fëmijëve, si dhe marrin pjesë në këmbim me të rinjë si nga Zvicra ashtu edhe nga vende tjera. Me këtë kornizë, program i përfshin katër shtyllat e edukimit gjithpërfshirës, sipas definicionit të UNESKO dhe thirret në trihotominë unë-ti-ne të edukimit ndërkulturor. FFP bazohet në pedagogjinë participative, ku mësimi kuptohet si proces, në varësi nga aktiviteti i të mësuarit.

Mëso që të dish: Në kuadër të kurseve, me të rinjtë këmbehen njohuri, informata dhe çështje ndërkulturore, drejtat e fëmijëve, anti-rasizëm si dhe tema tjera.

Mëso që të bëhesh: Kjo njohuri çdoherë vëndoset në lidhje me të rinjtë: Ata mësojnë që të jenë të vetëdijshëm për veten, të kenë Llojlloshmëri të gjërë të situatave dhe takimeve për të mësuar me individë dhe grupe të ndryshme, në situata formale dhe joformale e rrit përvojën për të mësuar dhe me këtë i bën më efektivë dhe më të qendrueshme.

 

Vende pjesëmarrëse


FFP mbështet projekte afatgjate në Sërbi, Maqedoni dhe Molldavi, të cilat implementohen nga organizata partnere lokale të etabluara. Fëmijët/të rinjtë të cilët marrin pjesë në projekte kanë mundësi të zgjidhen dhe të marrin pjesë edhe këmbimet midis kulturave e cila realizohet në Fshatin e Fëmijëve.

 

Mëso që të bësh: Me vetëdijen dhe njohuritë e fituara, praktikohen dhe diskutohen mënyra për atë se si në konstruktibisht të ballafaqohemi me dallimet.

 

Mëso që të jetosh bashkë: Pozicionimi i fshatit të fëmijëve me shtepitë e pavarura, mundëson që grupi të jetë atmosferë kampimi, të jetohet bashkë në grup, si dhe të jetohet në grupe të ndryshme në kuadër të fshatit.

Të mësuarit në fshatin e fëmijëve: Për takimet ndërkulturore teritori ”neutral” në fshatin e fëmijëve, larg nga përditshmërija e të rinjëve, në shkallë të madhe kontribuon për mësim ndërkulturor.

Kampi: Në kamp fokus është përvoja,të jetuarit bashkë, kurset si dhe këmbimi ndërkulturor me grupe tjera të koordinuara me të cilët përmbushet nje pjesë e veçant e të mësuarit ndërkulturor. Gjatë përfundimit të kampit nxënësit/të rinjtë përgadisin plan aksional për transferimin e njohurive të fituara tek bashkëmoshatarët e tyre.

 

Përfitime nga kampet ndërkulturore në fshatin e Fëmijëve Pestalloci


 

Aftësia ndërkulturore është kualifikim kyç për çdo individ në botën e sotshme globale. Ajo është me një rëndësi të madhe për realizimin e të menduarit global dhe të vepruarit lokal.

Kompetencat ndërkulturore mund të zhvillohet përmes mësimit ndërkulturor të ndërgjegjshëm dhe kontaktit të drejpërdrejt me diversitetin.

Fëmijët/të rinjtë të cilët kanë mundësi të marrin pjesë në këmbimet ndërkulturore në fshatin e fëmijëve Pestalloci përftiojnë një motivacion të madh. Ata aftësohen që të ndërmarin përgjegjësi për veten e vet dhe të tjerët, e cila pozitivisht ndikon në zhvillimin e përgjithshëm të tyre.

Shumica e fëmijëve/të rinjëve, të cilët kanë marrë pjesë në zhvillimin ndërkulturor, më vonë janë dalluar si liderë në shkollat  dhe bashkësitë e tyre. Përmes shpërndarjes së njohurive, kuptimeve dhe vetëdijësimit, ata pozitivisht ndikojnë tek moshatarët e tyre si dhe ndikojnë në përforcimin e të jetuarit interkultural të qetë në bashkësi.

Për prosperitet në bashkësi, e domosdoshme është që të krijohet masë kritike të njerëzve me vetëdije, kuptim dhe njohuri ndërkulturore.

Albanian-ALМакедонски (Macedonian)English (United Kingdom)

Polls

A mendoni që Mali Sharr duhet të shpallet Park Nacional?
 

Random pictures

Banner
Banner
Banner