Nga muaji Mars deri në muajin qershor të 2008 në Klubin Rinor të CED me iniciativë të dy fasilitatorëve nga organizatat Qendra për edukim dhe zhvillim si dhe QEJ Trekëndëshi u implementua projekti i përbashkët Zhvillim Karierë dhe Vetëpunësim. Qëllim kryesor i projektit është zhvillim i kapaciteteve të të rinjëve për ngritjen e vetëbesimit të tyre si dhe motivimi i tyre në procesin e punësimit pregaditje e CV, letrës së motivimit dhe dokumenteve tjera të duhura.
I tërë projekti ishte i konceptuar që të zhvillohet përmes metodave joformale të të mësuarit, ku secili prej secilit mëson edhe atë përmes këmbimit të ideve dhe përvojave të ndryshme.
Projekti në vete ngërthente edhe përpunim të temave si Identiteti, Paragjykimet, Lidershipi, Komunikimi.
Në pjesën përfundimtare pjesëmarrësit ishin të obliguar të përgadisin dokumentet e duhura si dhe të aplikojnë përmes Role Play në një kompani ‘virtuale’.









