Home Projects Completed projects Bean Day II

320038_284738941550213_113436628680446_1068569_337291400_n_1Për vitë të dytë rradhazi Tearca krenohet me Manifestimin tradiconal Dita e Groshës e cila u mbajt me 8 Tetor në hapsirat e shkollës fillore të Tearcës para nje numri te madh të qytetarëve dhe mediumeve.

Qëllim kryesor i këtij aktiviteti është promovim i vlerave të ndryshme kulturore përmes ushqimeve dhe traditave të ndryshme popullore, si dhe synim kah brendimi  dhe eksportimi i prodhimeve të ndryshme bujqësore në rajonet tjera të shtetit por edhe jasht saj”-theksoi Metin Muaremi, Drejtor i Qendrës për edukim dhe zhvill(CED).

Në kuadër të aktivitetit përveç ushqimeve të ndryshme popullore të pranishmit patën rastin të ndjekin edhe disa pika popullore të të gjitha nacionaliteteve të ndryshme që jetojnë në rajonin e Pollogut.

 

Sipas kryetarit të Komunës së Tearcës z. Isen Asanit,“ Ky manifestim për çdo vit ritet dhe bëhet më madhështor. Sot jemi prezent të një evenimenti i cili fotoGrosha2011-1përgaditet nga prodhime plotësisht vendore prandaj duhet të jemi krenar. Ne si Komunë çdoherë do t’i përkrahim aktivitetet e këtilla, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të bëhemi institucion i suksesshëm”. 

 

“Komuna e Tearcës është komunë agrare, e cila ka nevojë për këto projekte të cilat ndihmojnë realizimin e programit zhvillimor të komunës për atë edhe i mbështet  kësisoj aktivitete. Ky projekt si shumë projekte të sukseshme të realizuara nga ana e OJQ CED rrisin ndikimin ne vetëdijen e popullatës në rajon e më gjërë lidhur specifiken dhe lllojshmërine - laramaninë e këtij regjioni në aspektin e kombeve të cilët jetojnë në këtë regjion bashkë me traditat e tyre duke u nisur nga ushqimet e deri te kultura tradita dhe folklori. Në këtë mënyrë edhe bëjne promovim më të madh të regjionit dhe pasurive të saja” theksoi z. Erim Neimi, Këshilltar në Komunën e Tearcës. 

Aktiviteti u implementua nga Qendra për edukim dhe zhvillim (CED) me përkrahje të madhe nga Komuna e Tearcës si dhe projektit Kultura në rajonet rurale, Program Zvicëran për zhvillimin e Ballkanit Perendimor.

Ky aktivitet planifikohet të realizohet edhe vitet të tjera me shpresë për masovizim dhe përkrahje ende më të madhe institucionale.


       dita_e_groshes_4dita_e_groshes_3

 

Aktiviteti u ndoq nga shumë mediume si: Tv Art, Tv Koha, Tv Kiss, Menada si dhe shumë media tjera elektronike dhe te shkruara.

 

Veb lidhje nën lidhje me lajmin: Mbahet manifestimi "Dita e Groshës" - Tearcë.Yllpress<>

 

                                               TV Kiss

 

                                               Portali Tetova

 

                                               Gazeta ditore Utrinski Vesnik



Albanian-ALМакедонски (Macedonian)English (United Kingdom)

Polls

A mendoni që Mali Sharr duhet të shpallet Park Nacional?
 

Random pictures

Banner
Banner
Banner