Me 10 Nëntor edhe në qendrën e Tetovës u realizua aktiviteti FLASH MOB, kampanjë për parandalimin e dhunës nëpër shkolla të quajtur “Së bashku për shkolla pa dhunë”.
Në fazën e pare të rinjë patën mundësi të kontribuojnë në krijimin e fazës përfundimtare, pra ngjarjes ku fëmijët do t’i dërgojnë mesazhet e tyre të të gjithëve.
Faza e dytë e projektit kishte të bëjë me krijimin e një koregrafie të përbashkët, ku 60 fëmijë do të luajnë në një ritëm, me qëllim senzibilzimin e të gjithë qytetarëve, të rinjëve dhe nxënësve tjerë që në çdo moment të “luftohet” dhuna nëpër shkolla të ndryshme. Ngjarja kryesore u implementua në qendrën e Tëtovës, ku përveç nxënësve nga shkolla të ndryshme edhe kalimtarët e rastit patën mundësi të ndjekin ngjarjen dhe t’i dëgjojnë porositë e ndryshme nga nxënësit të kyçur në projekt. Projekti realizohet në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në R.Maqedonisë dhe njejta ngjarje implementohet në të gjitha qytetet e shtetit.
Projekti u realizua nga ojq CID, Kumanove me perkrahje te Unicef.
Ky projekt ishte më se i nevojëshëm duke qenë të vetedijshëm për gjendjen e shkollave në rajonin e Komunës së Tetovës, ku akte të dhunshme dëgjohen shpesh, dhe shpresojmë i njejti të vazhdojë në ardhmëri.

Për më shumë fotografi klikoni: >>FOTOGRAFI NGA PROJEKTI<<








