Home Projects Completed projects CED implements 2 projects

dyprojekt1Në Shtator të vitit 2008 nga ana e Qendrës për arte bashkëkohore, Shkup dhe Qendrës për edukim dhe zhvillim, Tearcë u mbajt një trajnim-seminar për anëtarët, studentët dhe të rinjtë e Komunës së Tearcës me temë: Identifikim dhe përpilim të projekteve, Menaxhimi të projekteve, si dhe Monotorimi dhe evaluim të projekteve të ndryshme.

Në këtë trajnim tre ditor morrën pjesë 15 të rinj, studentë dhe anëtarë tjerë të cilët shprehën dëshirë dhe vullnetBallinaDyproek1 të punonin në tejkalimin e problemeve të ndryshme me të cilat të rinjtë dhe banorët e Tearcës ballafaqohen. Si rezultat i këtij trajnimi, nga ana anëtarëve të organizatës CED u përpiluan dy projekte të cilat do implementohen deri në Shkurt të vitit 2009. Projekti i parë si temë kryesore ka ekologjinë, ku përmes aktiviteteve të ndryshme do të punohet në ngritjen e vetëdijës së të rinjve dhe banorëve për ruajtje të ambientit. Ndërsa projekti i dytë ka si qëllim kryesor ngritjen e aftësive kreative të nxënësve duke e përdorur aktrimin në prezantimin e problemeve të ndryshme shoqërore dhe kërkim zgjidhje për të njejta përmes diskutimeve të ndryshme.

 

Pjesëmarrës në këto projekte janë nxënësit e klasave pesta dhe gjashta nga shkolla e fshatit Tearcë me synim që ky projekt më tutje të përfshihet në fshatrat tjerë të komunës.

Në kuadër të këtyre projekteve do të organizohen aktivitete të ndryshme si diskutime me tema të ndryshme, takime me mjekë, aktorë dhe persona publikë, prezantim filmi, shëtitje me karakter edukues si dhe prezantim të këtyre aktiviteteve përmes një ekspozite me fotografi.

Albanian-ALМакедонски (Macedonian)English (United Kingdom)

Polls

A mendoni që Mali Sharr duhet të shpallet Park Nacional?
 

Random pictures

Banner
Banner
Banner