Home Projects Completed projects Education Through Theatre

Edukim Përmes Teatrit

EdukimTeatarballina2Nga shtatori i vitit 2007 deri më Shkurt të 2008 Qendra për edukim dhe zhvillim(CED) implementoi projektin e quajtur “Edukim Përmes Teatrit”, e cila ishte dedikuar të rinjëve të fshatit Tearcës, Përshefcë dhe Gllogjë.


Qëllim themelor i projektit është që të mbështën aktivitete jashtmësimore në Sh.f “Kiril Pejçinoviq”-Tearcë,EdukimTeatarballina1
Sh.f Asdreni-Gllogjë, ku 40 nxënës, pjesëmarrës në projekte tjera në këtë shkollë do të ndjekin sesione dhe punëtori për tema të ndryshme si puna ekipore, zgjidhja e konflikteve, bashkëpunimi ndëretnik, ngritja e aftësive kreative, organizative dhe udhëheqëse. 
Ideja kryesore e projektit është ngritje e bashkëpunimit midis komuniteteve që jetojnë në Komunën e Tearcës përmes vallzim teatrit dhe punëtorive tjera kreative. Aktivitetet do të mbahen në hapsirat e shkollave fillore të fshatit Tearcë dhe Përshefcë, ndërsa përmes tyre do punohet në ngritjen e vetëdijes për funksionimin e organizatës së nxënesve në të dy shkollat si dhe zvoglimin e situatave konfliktuoze në shkollat ku projekti do të zhvillohet. Grup që do të përfitojë nga projekti janë nxënësit dhe studentët nga ky regjion.

Projekti përbëhej nga dy komponenta. E para vazhdimësi e një grupi që ka funksionuar në Tearcë në një nivel më të lartë dhe shpërndarje e këtyre njohurive në shkollën e Përshefcës.

Komponta tjetër inicim i një grupi që do të funksionojë në shkollë fillore Asdreni, kryesisht e populluar me shqiptarë, e cila më tutje do të vazhdojë të implementojë aktivitete rinore në këtë shkollë dhe do të jetë bartëse e aktiviteteve të ardhshme rinore në këtë fshat.Në kuadër të këtij projekti u realizuan edhe këmbime dhe punëtori të përbashkëta midis këtyre dy shkollave si dhe u bë një vizitë me qëllim edukativ në qytetin e Ohrid.

Ky projekt finansiarisht përkrahet nga Pro Helvetia-Shkup, Programi Kulturor Zviceran Maqedoni, dhe e implementuar nga Qendra për Edukim dhe Zhvillim(CED).

EdukimTeatarballina3


Albanian-ALМакедонски (Macedonian)English (United Kingdom)

Polls

A mendoni që Mali Sharr duhet të shpallet Park Nacional?
 

Random pictures

Banner
Banner
Banner