Me 22 Tetor të vitit 2009 para një numri të konsiderushëm të artdashësve nga Komuna e Tearcës u mbajt ekspozita me fotografi e projektit nëntë mujor “Kontraste kulturore”, implementuar nga Qendra për edukim dhe zhvillim me përkrahje të programit zvicëran për kulturë për Ballkanin Perendimor.
Qëllim kryesor i projektit ishte përgaditja dhe prezantimi i fotografive në rajonin e Tearcës përmes së cilave shihen kontrastet kulturore në këtë rajon. Fotografitë ishin të përgaditura nga fotografë joprofesional, ku mernin pjesë nxënës të shkollave të mesme dhe student. Projekti nënkuptonte disa etapa të rëndësishme. Etapa e parë e projektit kishte për qëllim promovimin e projektit në rajonin e Komunës së Tearcës dhe më gjërë. Pas kësaj pasonte faza e formimit të grupit të të rinjëve të cilët njëherit ishin edhe bartës të drejtpërdrejt të projektit.
Etapa e dytë si qëllim kryesor pati organizimin e një sërë punëtorive me pjesëmarrësit, ku rezultat kyç ishte identifikimi I temave për të cilat fotografët do të fotografojnë. Gjatë kësaj etape u realizuan edhe trajnime shtesë, ku mysafir ishin fotografistë profesional.
Faza e tretë dhe e fundit pati për qëllim fotografimin. Të rinjtë patën mundësi që të fotografojnë vende, objekte dhe figura të ndryshme në lidhje me temat e parashikuara. Evenimenti I fundit u mbajt në Sallën e Shkollës fillore në Tearcë. Ky projekt u finansua nga Programi Zvicëran për ballkanin perendimor si dhe Kultura në rajonet rurale.
Disa komente nga pjesemarrësit:
“Mendoj se ky projekt më ndihmoi në shumë aspekte, njëra nga ata është se pata mundësi të njihem me kulturat e ndryshme të kësaj ane”
Egzon Ramadani
“Jam i gëzuar që kam qenë pjesë e projektit, pasi shumë kam mësuar dhe në të njejtën kohë jam argëtuar”
Liridon Asani
Shiko EKSPOZITËN E FOTOGRAFIVE>>Kliko<<








