Home Projects Completed projects Project " I Know My Rights"

Unë i Di Drejtat e Mija

detskiprava2Nga muaji Tetor deri në Dhjetor të vitit 2009 organizata Qendra për edukim dhe zhvillim(CED) në bashkëpunim me dy organizata tjera, “Majka” nga Kumanova dhe SPPMD Kavadari implementuan me sukses projektin dedikuar të drejtave të fëmijëve.

 

Projekti në vete parashikonte tri faza. Faza e parë nënkuptonte themelimin e një grupi inicues në Komunën e Tearcës e cila së pari do të diskutoj mbi të drejtat e fëmijëve, sa ato respektohen nëpër institucionet e ndryshme dhe të gjehen mënyra për mbrojtjen e tyre. Pas kësaj nxënësit dhe vullnetarë tjerë të organizatës implementuan një kampanjë me moton Sa Unë i Di Drejtat e Mija, ndërsa u shpall edhe një konkurs me temë “Të drejtat e fëmijëve”. Në kuadër të kësaj faze nga ana e tri ekipeve në tri rajonet u pregaditen edhe materiale promovuese, të cilat kishin për qëllim informimin e të rinjëve mbi të drejtat e tyre.

Faza e dytë si element kryesor kishte këmbimin, ku nxënës të Komunës së Tearcës dhe Kumanovës morën pjesë në turneun sportiv, të organizuar pikërisht nga nxënës të qytetit të Kavadarit. Në kuadër të kësaj vizite fëmijët patën mundësi të njihen edhe me institucionet e këtij qyteti si dhe organizata tjera që punojnë në fushën e drejtave të fëmijëve.

Faza e tretë e proektit pati nënkuptontë Vizitë të fëmijëve nga Kavadari dhe Kumanova fshatit Tearcë. Gjatë kësaj vizite u lexuan edhe krijimet e ndryshme nga nxënësit, ku me këtë rast u shpallën edhe fituesit nga secili vend.

detski_prava1

“Secili njeri duhet t’I ketë të drejtat e veta. Për veten time, në moshën që kam, unë mendoj se kam të drejtë sit ë gjithë fëmijët e botës. Jam e vetëdijshmë se duhet të shkollohem, të vendos për dëshirat e mija si dhe kërkoj që çdo fëmijë të “luftojë” për drejtat e veta marë nga punimi i Ardita Osmanit

“Pa dallim së në cilin vend jetojmë, cilën gjuhë e folim, cilit zot i lutemi, të drejtat i kemi të përbashkëta. Nëse do ta kthenim kohën prapa, do të kuptojmë se njerëzit edhe më parë kanë menduar për drejtat e tyre, por atëherë nuk kanë pasur shumë fuqi t’i realizojnë. Prandaj Ju këshilloj dhe ju lus që të drejtat e fëmijëve t’i mbroni, dhe të mos lejoni dikush të na i merr marë nga punimi i Hristina Tripunovskës(fituese e çmimit te parë)

 Ky projekt u financua nga Fondacioni për Fëmijë Pestaloci-Zvicër, e cila vepron në mbarë botën dhe mbështet projekte që promvojnë drejtat e fëmijëve.

Albanian-ALМакедонски (Macedonian)English (United Kingdom)

Polls

A mendoni që Mali Sharr duhet të shpallet Park Nacional?
 

Random pictures

Banner
Banner
Banner