Për afro dy vite të punës së palodhshme dhe më nëj përkrahje nga CED me 23 Dhjetor 2008 në hapësirat e Hotel Lirakut u bë promovimi i librit të parë Monografi për Tearcën nga autori Servet Qamili. Duke u nisur nga vetë motoja e librit me fjalët e Harry Truman, se ata që nuk lexojnë dhe nuk kuptojnë historinë, gjykohen që historija të përsëritet
Patjetër të përmendet se ky libër është botim i parë për fshatin Tearcë e cila në një dokument ka arrit të grumbulloj të gjitha materialet të cilat ekzistonin për Tearcën, personalitetet të cilat vepruan në këtë rajon por edhe më gjërë si dhe institucionet fetare dhe ato laike që vepronin në këtë fshat.
Libri në përgjithësi reflekton frymën multietnike dhe atë demokratike të banorëve të këtij vendi, pasi në kuadër të librit janë të paraqitura të gjitha materialet dhe verzionet e ndryshme që ekzistonin për këtë vend.
Gjithë procesi i pregaditjes së librit paraqet një përvojë të madhe jo vetëm për Tearcën, por edhe më gjërë dhe se kjo ngjarje ishte shkak që shumë arsimtarë dhe personalitete tjera të takohen në këtë manifestim dhe të këmbejnë mendimet e tyre për kohërat e kaluara.
Menaxhimin e të gjithë aktiviteteve gjatë pregaditjes së librit e deri në botimin dhe promovimin e saj e organizoi Qendra për edukim dhe zhvillim-Tearcë, por me përkahje të madhe financiare nga Universiteti u evropës jug-lindore, Komuna e Tearcës, ndërmarrje private nga Tearca dhe persona tjerë fizik.
Shpresojmë se libri do të jetë shtytje për gjeneratat tjera që në ardhmëri të vazhdojnë me aktivitete të këtilla.









