Home Projects Various activities emPower 2012

Ballina-empower2012Të gjithë studentët të motivuar për ngritjen e kapaciteteve të tyre në Edukimin ndërkulturor, bashkëjetesë në Fshatin e Fëmijëve në Trogen(Zvicër) si dhe seriozisht të angazhohen në aktivitete me qëllim...

promovim të paqës dhe mbrojtje të drejtave të fëmijëve mund të aplikojnë në Kursin nëntë mujor të quajtur emPower e cila implementohet ne Zvicër.

emPower është kurs nëntë mujor për të rinjë nga mosha 22 deri 28 vjet që vijnë nga vendet në të cilat Fondacioni Pestaloci mbështet projekte në fushën e edukimit, që implementohen nga organizatat partnere. Trajnim programi është kombinim i një studimi dhe bashkëjetëse të 20 studentëve nga gjithë bota në shtëpinë emPower të Fshatit të Fëmijëve.

Qëllimi kryesor i këtij kursi është që studentët t’i përforcojnë njohuritë e tyre, vetëbesimin dhe metodat Ndëkulturore të të punuarit, kështu që studentët të cilët mbarojnë këtë trajnim bëhen implementues të drejtëpërdrejt të projekteve për drejtat e fëmijëve në bashkëpunim me Fondacionin Pestaloci dhe organizatën CED.

 

Disa nga objektivat tjera kryesore programit janë:

Njohuri dhe vetëdije-Ku studentët reflektojnë në mënyrë kritike sjelljet dhe shprehite e tyre në përputhshmeri me parimet dhe vlerat e Drejtave Njerzore dhe Nderkulturalizmi

Analizë dhe adaptim të konteksteve të ndryshme-Studentët në kurs identifikojnë objektivat për ndryshime në përpushmëri me vlerat dhe Drejtave Njerzorë dhe Nderkulturalizmin.

Akcion dhe implementim-Studentët realizojnë dhe identifikojnë ndryshime në përpushmëri me vlerat dhe Drejtave Njerzorë dhe Nderkulturalizmin.

Ballina-empower2012

Në kuadër të kursit studentët mësojnë edhe nivelet midis Njohurisë, Kuptimit dhe Realizimit. Në përgjithësi Kursi përbehet prej këtyre elementeve kyçe: Teori, Procës i vetëbesimit, Ballafaqim me njohuritë e reja, Vështrime të reja dhe rezoluta, Zhvillime të qendrimeve të reja, Bazat e veprimeve të përkushtuara.

 

Më shumë informata rreth programit të plotë si dhe mënyrës së aplikimit drejtohuni në zyrën e Qendrës për edukim dhe zhvillim, Tearcë e cila gjendet ne Objektin e shkollës së vjetër ose përmes emailit: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

                          

Afati i fundit për aplikim është 1 Qershor 2011.

Albanian-ALМакедонски (Macedonian)English (United Kingdom)

Polls

A mendoni që Mali Sharr duhet të shpallet Park Nacional?
 

Random pictures

Banner
Banner
Banner