Me 9 Maj nga ana e Këshillit të Vullnetarëve të organizatës CED u implementua aktiviteti Dita e Europës, cila kishte për qëllim shënimin e kësaj date të rëndësishme. I tërë aktiviteti ishte i konceptuar dhe realizuar nga ana e Këshillit të vullnetarëve e cila vepron
si një trup mjaft i rëndësishëm i organizatës dhe në një farë mënyrë identifikon aktivitetet që kanë për qëllim promovimin e vlerave pozitive të cilat i ofron Bashkimi Europian.
Qëllimi kryesor i aktivitetit është që përmes disa punëtorive të ndryshme kreative të cilat do të implementohen
nëpër disa shkolla fillore dhe të mesme të ngrihet vetëdija për njohurite dhe vlerat të cilat i ofron Bashkimi Europian. Gjatë aktivitetit të rinjtë patën mundësi të ndjekin dokumentare të pregaditura në vende të ndryshme të botës për qëllimin kryesor të BE’së, Vlerat të cilat kjo organizatë i ofron, mënyrën e funksionimit të saj si dhe kushtet të cilat nevoitet një shtet t’i plotësojë që të jetë anëtare. Pasi prezantimit të filmave nga ana e moderatorëve u implementuan panel diskutime me të rinjtë si dhe u pregaditën punime të ndryshme me idetë e tyre të cilat të rinjtë i kanë për Bashkimin Europian.
Ky aktivitet është i pari i këtij lloji i cili realizohet në rajonet rurale, dhe në bazë të njohurive në vitet e ardhshme do shpërndahet edhe në vende të tjera si dhe do të ketë përkrahjen e organizatave të cilët janë bartëse të projekteve të BE’s në Maqedoni.
Aktiviteti u përkrah nga ana e projektit Kultura në Komunat Rurale.









