Me 12 Qershor tetë nxënës nga gjithsejt pesë shkolla fillore të Komunës së Tearcës u nisën që të marrin pjesë në këmbimin ndërkombëtar i cili mbahet në Trogen, Zvicër. Ky aktivitet realizohet në fshatin e Fëmijëve e cila gjindet në Trogen,
e cila njëherit është edhe qendra e fondacionit Pestaloci. Rreth 800 fëmijë/të rinjë nga projekte të ndryshme të mbështetura nga Fondacioni Pestaloci janë të ftuar në këmbimin kulturor në fshatin e fëmijëve çdo vit. Fondacioni Pestaloci ka përvojë 15 vjeçare të organizimit të takimeve ndërkulturore me qëllim mësim të çështjeve ndërkulturore.
Çfarë mund të mësoni nga këto këmbime ndërkulturore?
Në kuadër të projekteve këmbimore grupe nga 40 të rinjë vijnë në fshatin e fëmijëve. Ata jetojnë në shtëpi,
marrin pjesë në kurse për çështje ndërkulturore dhe të drejtat e fëmijëve, si dhe marrin pjesë në këmbim me të rinjë si nga Zvicra ashtu edhe nga vende tjera. Ky program përfshin katër shtyllat e edukimit gjithpërfshirës, sipas definicionit të UNESKO dhe thirret në trihotominë unë-ti-ne të edukimit ndërkulturor. Pestaloci bazohet në pedagogjinë participative, ku mësimi kuptohet si proces, në varësi nga aktiviteti i të mësuarit.
Përfitime nga kampet ndërkulturore në fshatin e Fëmijëve Pestalloci
Aftësia ndërkulturore është kualifikim kyç për çdo individ në botën e sotshme globale. Ajo është me një rëndësi të madhe për realizimin e të menduarit global dhe të vepruarit lokal.
Kompetencat ndërkulturore mund të zhvillohet përmes mësimit ndërkulturor të ndërgjegjshëm dhe kontaktit të drejpërdrejt me diversitetin. Fëmijët/të rinjtë të cilët kanë mundësi të marrin pjesë në këmbimet ndërkulturore në fshatin e fëmijëve Pestalloci përftiojnë një motivacion të madh.
Ata aftësohen që të ndërmarin përgjegjësi për veten e vet dhe të tjerët, e cila pozitivisht ndikon në zhvillimin e përgjithshëm të tyre. Shumica e fëmijëve/të rinjëve, të cilët kanë marrë pjesë në zhvillimin ndërkulturor, më vonë janë dalluar si liderë në shkollat dhe bashkësitë e tyre. Përmes shpërndarjes së njohurive, kuptimeve dhe vetëdijësimit, ata pozitivisht ndikojnë tek moshatarët e tyre si dhe ndikojnë në përforcimin e të jetuarit interkultural të qetë në bashkësi.
Për prosperitet në bashkësi, e domosdoshme është që të krijohet masë kritike të njerëzve me vetëdije, kuptim dhe njohuri ndërkulturore.
Përndryshe organizata CED këtë aktivitet e implementon në bashkëpunim me Fondacionin Pestaloci, Zvicër dhe me organizatat partnere ne Maqedoni.









