Home Projects Various activities E-Revista për OJQ-të

Ballina-enews

Me inicijativë të organizatave Qendra për edukim dhe zhvillim dhe Qendrës europiane SN7, si dhe organizatave tjera që bashkëpunojnë dhe funksionojnë në Maqedoni themelohet revista elektronike NGO Magazine.

"NGO MAGAZINE"  është revistë elektronike, e dedikuar për sektorin joqeveritar në Maqedoni. Kjo revistë është themeluar dhe publikohet nga European Center "SN7" dhe Center for Education and Development - CED.

Qëllimi primar i themelimit të kësaj reviste është mbulimi mediatik i sektorit joqeveritar në vend, stimulimi i punës gazetareske te të rinjtë, zhvillimi i aftësive hulumtuese dhe informimi rreth aktiviteteve të OJQ-ve.

"NGO MAGAZINE"  për numrin e parë të saj, që do të del më 05 Tetor 2011 pranon shkrime/artikuj edhe nga bashkëpunëtorë të jashtëm.

Shkrimet/artikujt preferohet të jenë nga fushat në vijim:

  • Roli i sektorit joqeveritar në Maqedoni
  • Profili i organizatës suaj, historia, misioni, vizioni
  • Puna vullnetare dhe rëndësia e saj në OJQ
  • Edukimi jo-formal
  • Zhvillimi dhe ndërtimi i kapaciteteve
  • Puna rinore
  • Rëndësia e punës në grup
  • Roli i OJQ-ve në zhvillimin e shoqërisë
  • Si të shkruajmë një projekt-propozim
  • Të ndryshme (shkrimet patjetër të jenë për OJQ-të)

Rregullat apo kushtet teknike që duhet plotësojnë shkrimet/artikujt:

  • Shkrimet të mos jenë më shumti deri në 5 (pesë) faqe në Microsoft Word (Calibri 12, 1.5 lines spacing)
  • Të jenë shkrime origjinale, të mos jenë botuar më parë

Afati i fundit për dërgimin e shkrimeve tuaja është data 30 Shtator 2011, ndërsa ato mund të shkruhen në gjuhën angleze, gjuhën shqipe apo maqedonase.

Shkrimet/artikujt tuaj të dërgohen në adresat: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it ose This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it  

INFORMACIONE SHTESË:

Stafi redaktues i revistës "NGO MAGAZINE"  ka të drejtë të mos publikoj shkrimet të caktuara, nëse ato janë në kundërshtim me etikën gazetareske ose nuk ju përmbahen rregullave teknike të revistës.

Kompensim financiar nuk do të ofrohet për publikimin e artikujve/shkrimeve në 3 numrat e parë të revistës.  Kjo revistë do të shpërndahet falas në formë elektronike.

Ueb-faqet zyrtare: www. sn7.org.mk dhe www.ced.org.mk

SHKARKO REVISTEN: NGO MAGAZINE NR1.


Ballina-enews

Albanian-ALМакедонски (Macedonian)English (United Kingdom)

Polls

A mendoni që Mali Sharr duhet të shpallet Park Nacional?
 

Random pictures

Banner
Banner
Banner