Në kuadër të organizatës botërore Peace Corps me seli në Uashington, qindra vullnetarë nga SHBA angazhohen nëpër shtete të ndryshme të botës me qëllim promovimin e paqës dhe vlerave amerikane në këto vende.
Si rezultat i aktiveteteve të ndryshme të CED dhe në përputhshmëri me vlerat të cilat i promovon, nga muaji shtator kjo organizatë do jetë nikoqire e vullnetarës nga SHBA, znj.Cara Bradbury e cila njëherit është edhe e angazhuar në Komunën e Tetovës. Për këtë qëllim me 24 Shtator në zyrat e organizatës u organizua një takim me qëllim njoftimin e saj me të gjitha aktivitete të cilat dëri më tani Qendra i ka të realizuara si dhe u diskutuan mundësitë për angazhimin e saj në një ndër fushat ku CED është aktive. Në takim ishin pjesëmarrë të gjithë antarët, koordinatorët si dhe vullnetarë të organizatës. Në fillim nga ana e antarëve të organizatës u prezentuan të gjitha aktivitetet si dhe planet e ndryshme të organizatës.
“Organizata Peace Corps dërgon vullnetarë në shtete të ndryshme të botës që janë në zhvillim, ndërsa unë pata mundësinë të vi në Maqedoni dhe të angazhohem në një rajon ku bashkëjetojnë shumë kultura. Më pëlqen shumë ky rajon, ndërsa do të isha krenare që të ndihmoja në këtë organizatë jo vetëm nga aspekti profesional, por edhe në këmbimin e përvojave dhe vlerave. Njëherit unë dua të mësoj diçka duke qenë e barabartë me të gjitha antarët tjerë, pasi vetëm në këtë mënyrë do promovojë vlerat të cilat i posedoj”, theksoi znj.Bradbury.
Sipas z.Muaremit asistimi i znj.Bradbury në CED është privelegj, pasi në këtë mënyrë organizata në vepër tregon se përmes promovimit të kulturës arrin të bashkojë njerëz nga shumë bashkësi dhe se në këtë mënyrë i bashkangjitet misioneve të organizatave të ndryshme botërore si Pestaloci, UNICEF, Peace Corps etj. Konkretisht ajo do ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve të organizatës si dhe aftësimin e antarëve në shkrim të projekteve, buxhetim dhe identifikim të ideve të ndryshme.
Ndryshe vullnetarja do qendrojë në Maqedoni deri në dhjetor të vitit 2012, ndërsa për aktivitete tjera ku të interesuarit do të dëshironin të kyçen do jeni paraprakisht të informuar.








