Home Projects Various activities CED, International exchange in Switzerland

ced_promovim_i_vlerave_kulturo_4Prej periudhës 7 deri më 21 Shkurt 2012 një grup prej 20 nxënësish të shkollave fillore të Komunës së Tetovës dhe Tearcës do të marrin pjesë në Shkëmbimin ndërkombëtar dyjavor, i cili do të mbahet në Fshatin e Fëmijëve në Trogen, Zvicër.

Bëhet fjalë për një projekt që realizohet me përkrahje të Fondacionit për fëmijë Pestaloci, e cila është organizatë Zvicërane që promovon bashkëjetesë paqësore në mbarë botën përmes përforcimit të aftësive dhe të drejtave të fëmijëve. Për këtë qëllim organizata përkrah projekte për avancimin e realizimit të drejtave të fëmijëve në fushat ku ata kanë qasje deri në mësim kualitativ dhe mësim ndërkulturor në shumë vende të botës. Grupi i Tetovës së bashku me fëmijë nga Kavadari kanë mundësi për dy javë që të shkëmbejnë mendime, ide dhe përvoja me fëmijë nga Zvicra dhe Gjermania, si dhe do të marrin pjesë në kurse për çështje ndërkulturore dhe të drejtat e fëmijëve.

I tërë programi bazohet në parimet të cilat i promovon organizata botërore UNESKO, ku fëmijët së pari përfitojnë njohuri përmes aktiviteteve teorike, pason pjesa ku ata aftësohen që njohuritë e përfituara t’i praktikojnë përmes të jetuarit bashkë për dy javë në Trogen.

Fëmijët nga rajoni i Tetovës para nacionaliteteve, përmes punëtorive dhe prezantimeve të ndryshme do t’i prezantojnë vlerat e ndryshme kulturore si ushqime, veshje dhe rite të tjera nga rajoni ynë, me qëllim promovim të këtyre trevave si vende ku çmohet kultura.

Përndryshe ky aktivitet implementohet nga organizata Qendra për edukim dhe zhvillim(CED),  e cila prej vitit 2009 bashkëpunon me Pestalocin duke synuar që bashkarisht të promovojnë të mësuarit ndërkulturor, i cili është kualifikim kyç për çdo individ në botën e sotshme globale.

 

ballina_trogen_2011_nov

 

Albanian-ALМакедонски (Macedonian)English (United Kingdom)

Polls

A mendoni që Mali Sharr duhet të shpallet Park Nacional?
 

Random pictures

Banner
Banner
Banner