Më 25 Shkurt në Pallatin e Kulturës në Tetovë organizata CED prezantohet në evenimentin kushtuar dallimeve kulturore të shprehura përmes valleve, ushqimeve dhe aktiviteteve të ndryshme të organizatave.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte prezantimi i llojllojshmërisë kulturore e cila ekziston në Tetovë dhe më gjërë në rajon përmes aktiviteteve të cilat kanë për qëllim ngritjen e vetëdijës së qytetarëvë për aktivitete të përbashkëta, theksoi koordinatorja e projektit Pranvera Imeri.
Në kuadër të aktivitetit një pjesë e veçant iu kushtua prezantimit të organizatave të cilat veprojnë në rajonin e
Tetovës dhe të cilat promovojnë bashkëpunim ndëretnik. Gjatë këtij aktiviteti CED pati këndin e saj në të cilën shumica e qytetarëve informoheshin për aktivitetet e organizatës dhe projektet e ndryshme të cilat ishin të realizuara nga kjo organizatë.
Gjatë pjesës kulturore, fëmijët të cilët ishin të përshirë në projekte të ndryshme të organziatës CED u prezantuan me pikën e vallzim teatrit SET ME FREE,pregaditur nga nxënësit të cilët ishin bartës të Këshillit Rinorë të sh.f.Asdreni e cila la mbresa të shumica e të pranishmëve.
Përndryshe organizata përmes panaireve të ndryshme ka qenë e promovuar në qytetet si Shkup, Kumanovë, Kavadar, si dhe në shtetet si Irlandë Veriore, Zvicër dhe Kosovë.
Ky aktiviteti u implementua nga organizata Multikultura, me të cilën CED ka filluar bashkëpunim nga janari i vitit 2011.









