Intervista me drejtoreshen e shkolles

Intervistė me Suzana Memedin, drejtoreshėn e Sh.f. Kiril Pejēinoviq-Tearcė

QEZH: Ju lutemi, na tregoni diçka në lidhje me historikun e shkollës?
Suzana Memedi: Shkolla e Tearcës është një ndër shkollat e para të themeluara në regjionin e Tearcës. Fillon me punë me mësim në gjuhën maqedone me 15.12.1944 në një paralele, e cila numronte rreth 40 nxënës dhe një arsimtar.
Mësimi në gjuhën shqipe fillon me 01.09.1945, ndërsa në gjuhën turke filloi rreth viteve 50-ta. Deri para disa viteve në këtë shkollë kanë mësuar edhe nxënës nga fshatrat tjerë të komunës së Tearcës.
Momentalisht disponojmë dy objekte, në të dyjat zhvillohet mësim. Gjithashtu në kuadër të shkollës fillore Kiril Pejçinoviq-Tearcë është e perfshirë edhe shkolla periferike në fshatin Leshkë.

QEZH: Sa jeni e kënaqur më situatën  në cilën gjendet shkolla jonë?Nëse Jo/Pse?
Suzana Memedi:Mund të them se jam e kënaqur deri diku, e them këtë pasi një drejtor që të jetë i suksesshëm duhet të ketë një vision të qartë, dhe unë mendoj se ne e kemi. Mirëpo në qoftë se themi se jemi të kënaqur me një situatë, atëherë mund të ngelim shumë mbrapa.
Ashtu si edhe shteti, edhe ne punojmë që të aplikojmë metoda të reja, të cilat do të jenë edhe kushte që të pranohemi si shtet i barabartë me shtetet tjera te BE’s. Punojmë që tu mundësojmë nxënësve sa më shumë mjete të reja për punë, kabinete të ndryshme, sallë sportive etj.

QEZH: Na bëni një krahasim të situatës në të cilën e ishtë shkolla kur ju erdhët në këtë funksion dhe si është tani?
Suzana Memedi: Secili i ka metodat e veta të punës, pra çdo njeri dallohet prej tjetrit. Të gjithë drejtorët para meje kanë dhënë mjaft konribut që të arrihet kjo gjendje e tanishme. Dhe unë jam mirënjohës për këtë.

QEZH: Sa është bashkëpunimi juaj me pedagogun, sekretarin dhe arsimtarët e shkollës?
Suzana Memedi: Mendimi im është se të gjithë ne punojmë si një ekip. Jemi si një zinxhir, ku nëse mungon një pjesë nuk ka sukses. Në shkollë punohet sipas planit vjetor, e cila pregaditet në fillim të vitit dhe mundohemi ta realizojmë.

QEZH: Sa është bashkëpunimi juaj me nxënësit e shkollës? Sa ju takoheni me ata? Bashkësinë e shkollës?
Suzana Memedi: Unë mendoj se kemi një bashkëpunim të madh me nxënësit, pasi të gjithë ne këtu jemi për ata. Tani ka filluar të funksionojë edhe bashkësia e nxënësve, ata kanë udhëheqësi dhe program. Mundohemi që edhe idetë e tyre t’i realizojmë në kuadër të shkollës, si dhe probleme të ndryshme që dalin gjatë procesit edukativo arsimor.

QEZH: Jemi dëshmitar se deri tani i keni përkrahur shumë projekte të ndryshme, pse e bëni këtë?
Suzana Memedi: Ne kemi anketuar shumë nxënës dhe sipas mendimit të tyre, projektet ndikojnë mjaft tek nxënësit.Gjithashtu ne takime me prindër edhe ata e shprehin mendimin e njejtë. Përmes projketeve nxënësit i shprehin idetë e tyre, realizojnë vizita të ndryshme, realizojnë aktivitete të ndryshme dhe të gjitha në fund i prezantojnë para prindërve, arsimtarëve, dhe të tjerevë. Mendoj se këto aktivitete ndikojnë dhe u ndihmojnë edhe pasi të largohen prej shkollës, pra në jetën e përditshme.

QEZH: Sa ky bashkëpunim me organizata joqeveritare, projekte ka ndikuar që të arrihet qëllimi i shkollës?
Suzana Memedi: Ky bashkëpunim më organizata i ndihmon mjaft shkollës sonë. Pra numri i madh i orëve mësimore, nuk lejon që arsimtarët të realizojnë aktivitete të lira, ndërsa përmes projekteve plotësohet kjo hapsirë.

QEZH: Si e shihni sh.f Kiril Pejcinoviq pas 10 vitesh?
Suzana Memedi: Është një afat pak sa i gjatë, por shpresoj se këtu do të kemi një shkollë të mesme. E shoh shkollën si mjaft efektive, me kuadër të profesionalizuar dhe cilësore. Pra e gjithë kjo në bashkëpunim me të gjitha subjektet qe veprojnë në komunën e Tearcë dhe më gjërë, ministrinë dhe organizatat e ndryshme.

QEZH: Cilat janë planet e juaja për të ardhmen?
Suzana Memedi: Pak më parë përmenda, dua që në shkollën tonë të ketë arsim kualittativ, kjo nuk don të thotë se nuk kemi, mirëpo çdoherë synojmë të jemi më të mirë. Dëshiroj që të realizohet mësimi kabinetik. Gjithashtu lënda e informatikës të integrohet në të gjitha lendët sipas ndryshimeve të cilat i ka të parapara Ministria e arsimit.

Nga ana e Qendrës për edukim dhe zhvillim një falemenderim të veçant dhe për kohën që ndatë. Shpresojmë idetë dhë planet që keni të realizohen sa më shpejtë, pasi kjo është në të mirë të gjithëve.

Intervistues:
Tamara, Blerta & Nedime


Perkrahesit

Vendi per Reklama




Falemenderim donatorit, Universitetit tė Nju Jorkut nė Shkup

shqip||