"17 Maji 2007-Dita e festimit të patronatit të Shkollës"
Pas aktiviteti të Tetë marsit, aktivitet shkollor, ku QEZHT u përfshi ishtë dita e kremtimit të patronatit të sh.f.”Kiril Pejcinoviq”-Tearcë.
Gjatë këtij aktiviteti nga ana e QEZHT u sigurua zërimi si dhe u pregadit pikë vallzimi me temë barazinë gjinore. Kjo pikë ishtë në kuadër të projektit “Organizata jonë”, e implementuar nga QEZHT.
Stafi i QEZHT-it ndihmoi në organizmin dhe ishte përgjegjëse për pjesën organizative.
Gjithçka u prit mirë nga audience e madhe dhe etnikisht e përzier, me shumë ngrohtësi u prit vallzimi i cili prezentohej nga dy nxënës, djali nga nacionaliteti shqiptar dhe vajza maqedonase, dhe jepte porosi se nuk duhet të ketë ndarje gjinore, pasi kemi ardhmëri të përbashkët.

