Ekspozitë grupore të pikturave
Në kuadër të aktiviteteve të projektit Dera e Vogël/ Iniciativa kulturore brenda komuniteteve, me datë 15 Tetor 2007 në hapsirat e shkollës fillore Kiril Pejçinoviq u mbajt ekspozitë grupore ku pesë piktorë nga rrethina e Tearcës dhe regjioni patën mundësi që t’i prezantojnë punimet e tyre.
Qëllim i ekspozitës ishte që të ju mundësohet piktorëve promovimin e vlerave artistike dhe nxitjen e artistëve të rinj që të punojnë në këtë drejtim, si dhe ngritja e vetëdijes për mbrojtjen e këtyre vlerave kreative në regjion dhe më gjërë.
Ekspozita në Tearcë është faza e parë e këtij aktiviteti, pasi pikturat e artistëve do prezantohen para publikut në Tetovë, Rostushe dhe së fundi në Qendrën për Arte Bashkëkohore, Shkup.
Ky aktivitet u përcoll nga një numër i konsiderueshëm i artdashësve, ku patjetër të përmendet se është i parë i këtij lloji në këtë regjion dhe me shpresë që në ardhmëri të ketë sa më shumë aktivitete të këtilla.
.. >>Fotografi nga aktiviteti<<

