Trajnime nË kuadËr tË Projektit pËr modernizimin e arsimit

  Trajnime në kuadër të Projektit për modernizimin e arsimit

Në Dhjetor të 2007 Qendra për edukim dhe zhvillim nënshkroi marrëveshje me Ministrinë e arsimit dhe shkencës të Republikës së Maqedonisë për implementim të tre programeve në pesë shkolla fillore në komunën e Tetovës, Tearcës, Bogovinës dhe atë të Zhelinës
Si qëllim kryesor i Projektit për modernizim të arsimit është avancimi i kualitetit të mësimit dhe pjesëmarrje të të gjithë palëve në procesin e planifikimit dhe menaxhimit në nivel shkollor.
Në kuadër të projektit do ti jepet rëndësi ngritjes së kapaciteteve për decentralizim të arsimit, ku përmes qeverisjes lokale do të mundësohet vetëqeversje dhe decentralizim më efikas.
Konkretisht QEZH ka pregadit programe të cilat kanë të bëjnë me trajnimin e arsimtarëve për mësimin e gjuhëvë të huaja(gjuhën angleze dhe gjuhën shqipe), si dhe trajnimin me titull Metoda të reja për punë me nxënës.
Të gjithë këto projekte kanë për qëllim profesionalizimin e arsimtarëve në lëmi të ndryshme, përmirsimin e kualitetit dhe efikasitetit të procesit edukativo arsimor si dhe promovimin e vlerave dhe ndryshimeve të cilat janë si rezultat  i të arriturave më të reja shkencore dhe ballafaqimi me ta. 
Për realizimin e këtyrë trajnimeve janë të angazhuar si trajnues Ksenija Mojsovska, Alije Maliki, Snezhana Danilovska, Xhemal Qamili, Dijana Petrovska dhe Mensure Ilazi. Koordinator për realizimin e këtij projekti më rëndësi të madhe për organizatën është Metin Muaremi.

QEZH-t zyrtarisht u akreditua nga Ministria e arsimit dhe shkencës për implementim të programeve në Korrik të 2007.

Foto në galeri

 

Perkrahesit

Vendi per Reklama




Falemenderim donatorit, Universitetit tė Nju Jorkut nė Shkup

shqip||