Ambient tË pastËr-ArdhmËri tË shËndoshË

Ambient të pastër-Ardhmëri të shëndoshë-2

Me 17 Prill të vitit 2008, QEZH-t në bashkëpunim me Eko Flor, Komunën e Tearcës, Sh.f Kiril Pejçinoviq dhe Sh.f. Asdreni organizuan aktivitetin e quajtur: Ambient të pastër-Ardhmëri të shëndoshë-2 në fshtrat Tearcë dhe Përshefcë. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte ngritja e vetëdijes së nxënësve, arsimtarëve, të rinjvë dhe banorëve të tjerë për domosdoshmërinë e ruajtjes së ambientit ku jetojnë.
Aktiviteti filloi me një punëtori ku nxënësit dhe të rinjtë diskutuan se si duhet të ruhet ambienti i tyre dhe se si të gjithë të kontribojnë që rrethinat ku ata jetojnë të jenë vende të pastra. Pas kësaj ata morën instruksione dhe nëpër krejt rrugët e këtyrë fshatrave mblidhnin mbeturina, të cilat mandej u grumbulluan para oborreve të shkollave.
Në këtë aktivitet morrën pjesë rreth 120 nxënës, 15 arsimtarë, 15 studentë dhe anëtarë të QEZH-it. Ky aktivitet ndikoi që shumë njerëz të jenë më të kujdesshëm për ambientin e tyre dhe se në ardhmëri aktivitete të këtilla janë më se të domosdoshme. Rezultatet e këtij aktiviteti mund të shihen edhe nga fotografitë, të cilat gjinden në galerinë e fotografive.

Më tepër foto nga aktiviteti në galerinë e fotove

 

Perkrahesit

Vendi per Reklama




Falemenderim donatorit, Universitetit tė Nju Jorkut nė Shkup

shqip||