informata statistikore pËr numrin e vizitorËve me tabelË dhe Çarte

Vazhdimisht ritet numri i vizitorëve te web faqes

Që nga Tetori i vitit 2007 numri i vizitorëve të web faqes së organizatës Qendra për edukim dhe zhvillim vazhdimisht ritet. Vizitues të ndryshëm si nga vendi, rajoni por edhe vendet e ndryshme Europiane dërgojnë komente të ndryshme për aktivitetet e organizatës, por edhe inicijativa të ndryshme për bashkëpunim me organizatën.

Sipas web bazës së të dhënave organizata vizitohet më së shumti në Maqedoni, Gjermani, Zvicër, Austri, Kroaci, Itali, por edhe në shtetet tejoqeanike si SHBA dhe Australia.
Në 10 muajt e kaluar numri i përgjithshëm i vizituesve të faqes është 4150, që do të thotë rreth 415 vizitues në muaj, dhe afër 15 vizitues në ditë.

Deri tani QEZHT është e kënaqur nga realizimi i aktiviteteve të saja, pasi edhe sipas programit të saj ka arritur që të promovohet si organizatë serioze dhe e cila me aktivitetet e saja paraqet mundësi për të gjithë ata që duan të promovojnë vlera të mirëfillta dhe të cilët duan të kontribojnë për zhvillim të rajonit.

Udhëheqësia e organizatës QEZHT përzemërisisht u falëmenderohet të gjithë anëtarëve, përkrahësve dhe sidomos të rinjve për përkrahjen që japin në realizimin e aktiviteteve të saja.

Perkrahesit

Vendi per Reklama




Falemenderim donatorit, Universitetit tė Nju Jorkut nė Shkup

shqip||