Projekti për zhvillim kariere dhe vetëpunësim
Një nga projektet me rëndësi, e cila realizohet në Klubin Rinor në Tearcë është ai për Vetëpunësim dhe zhvillim kariere. Ky trajnim është i dedikuar për të rinjtë të cilët jetojnë në Komunën e Tearcës, ndërsa si pjesëtarë ka nxënës të shkollave të mesme dhe studentë, të cilët njëherit ishin edhe anëtar të grupit të parë për Vallëzim Teatër në rajonin e komunës së Tearcës të quajtur MULTI ANGELS e cila veproi prej vitit 2004 deri në 2006. Gjatë kësaj periudhe grupi ka shfaqur në më shumë se 8 skena të ndryshme si Tearcë, Tetovë, Shkup dhe Ohër. Disa nga porositë e grupit ishin që të gjithë së bashku të punojmë për një rini sa më të shëndoshë, duke i thënë JO drogës, luftës, konflikteve dhe që të gjithë së bashku të bazohemi në vlerat tona, pasi çdo gjë arrihet nëse shfrytëzohet kreativiteti, në këtë rast Vallzim Teatri.
Projekti për Zhvillim kariere paraqet një vend të vetëm ku të rinjtë e kalojnë kohën e tyre, mësojnë përmes aktiviteteve praktike dhe njëherit pregaditen të jenë më të aftë në njohjen e shkathtësive të tyre dhe zhvillimin personal, e cila do t’i bën ata që të jenë më të pregaditur ndaj sfidave që i sjell jeta.
Projekti realizohet si rezultat i bashkëpunimit midis Qendrës për edukim dhe zhvillim dhe Qendrës për edukim joformal Trekëndëshi.
Në vazhdim do të keni mundësi të shihni disa fotografi nga shfaqjet që grupi Multi Angels pati, si dhe disa nga aktivitet e tanishme

