Promovim i librit Nga Runishta dhe Atushishta deri te Tearca e sotme- Zdravko Serafimovski-Zevs
Se jemi të ngjajshëm, dhe se dallohemi vetëm sipas vlerave të cilat i posedojmë dhe të cilat i kemi fituar gjatë viteve, na vërteton libri “ Nga Runishta dhe Atushishta deri te Tearca e sotme” i Zdravko Serafimovski-Zevs, e cila pas afër punës 10 vjeçare hulumtuese arriti ta sheh dritën.
Kjo është monografi e parë e këtij lloj dhe e dedikuar kësaj populate me qëllim njohjen e historisë dhe shtrirjes gjeografike të kësaj rrethine, por edhe të shërben si punë hulumtuese për gjeneratat e ardhme dhe të njejtën ta vazhdojnë më tutje.
Autori gjatë hulumtimit ka hasur në dy rrethana të vështira edhe atë se Tearca është e themeluar nga dy lagje të afërta (Tearca dhe Otushishta) për të cilat ndaras nuk mund të shkruhet, dhe faktin se Tearca është rrethinë shumëkonfesionale dhe shumënacionale dhe se dallohet nga vendet tjera të Pollogut të Poshtëm, por edhe më gjërë në shtet.
Përndryshe Zdravko Serafimovski-Zevs është i lindur në Tearcë në vitin 1951. Ka të mbaruar shkollën e mesme ekonomike, dhe një kë ka studiuar në fakultetin “Kiril dhe Metodij” Shkup. Ka kryer funksione shtetëore, por një kohë të gjatë është marë me profesionin e gazetarisë, ku për një kohë të gjatë ka shkruar mjaft shkrime për gazetën e përditshme “Veçer”. Kohën e fundit merret me punë hulumtuese, ku edhe është i përfshirë në projektin WSP-PEV Maqedoni (Projekt për vizion të përbashkët). Është i punësuar si referent i pavarur në njësinë e finansave dhe buxhet të Komunës së Tearcës.
Jemi të bindur se libri do të has në kritika pozitive tek popullata dhe më gjërë, gjë që do të rezultojë më hulumtime të mëtutjeshme për rrënjët, shpërnguljet, gjenezën, ndryshimet demografike, si dhe gjurmët nacionale të pupujve që jetojnë në këtë fshat.
Autori ka hasur në vështirësi për mungesën e informative të popullatës shqiptare dhe turke, për të cilën kërkon mirëkuptim, më shpresë së në ardhmëri dikush do të vazhdoj me atë që ka ngelur pa u thënë, dhe për të cilën ofron bashkëpunim dhe ndihmë.
Në fund të përmendim se jeta vazhdon mëtutje, të gjithë ndajmë fatin e njëjtë me të gjitha nacionalitete dhe se vetëm përmes respektimit të kulturave të të tjerëve, duke mos haruar tonën, një shoqëri mund të jetë e suksesshme. Vetëm në këtë mënyrë do jemi më afër familjes së madhe të quajtur Bashkim Europian.
Shkarkimi dokumentit “ Për këtë botim” dhe “Përmbajtja” PDF file
Shkruaj autorit: zdravkozevs@live.com

