Takim i Bordit tË organizatËs

Takim i Bordit të organizatës

Më datë 24.03.2008 në Tearcë organizata joqeveritare QEZH mbajti një takim, i cili kishte për qëllim të informohen anëtarët e bordit, si ato kryesorë, edhe ato këshilldhënës dhe opinioni lokal për aktivitetet tona të deritanishme, projektet e realizuara, si dhe planet për të ardhmen. Në takim kishte përfaqësues nga komuna e Tearcës, nga shkolla fillore e fshatit, nga fshati jonë, përfaqsues nga Qendra për arte bashkëkohore-Shkup, e cila bashkëpunon me organizatat lokale nëpër Republikën e Maqedonisë, por edhe më gjërë.
 Takimi kishte për qëllim të shihet gjendja momentale dhe të hartohet një plan strategjik për aktivitetet e mëtutjeshme të organizatës për të ardhmen, diskutime në lidhje me cilat sfidat me të cilat do të has organizata. Në takim u përshkrua në mënyrë kronologjike gjithë kalendari i aktiviteteve duke filluar nga fundi i vitit 2006 e deri më sot, ku mund të ceket se pjesëmarrësit ishin jashtëzakonisht të kënaqur me bagazhin tonë të aktiviteteve gjatë kësaj periudhe dhe ngelën të kënaqur me seriozitetin tonë në misionin që kemi marrë mbi supe. Përpos kësaj, u fol edhe për dobësitë dhe përparsitë që kemi arritur t’i fitojmë gjatë kësaj kohe, duke cekur se, kishim një ngritje në resurset humane që posedon organizata jonë duke aluduar në numrin e madh të vulntarëve të rinj që kemi në disponim si dhe u kërkua nga ne që në të ardhmen të jemi të kujdesshëm në pjesëmarrjen e barabartë të të gjithë etniteteve në organizatë, pasi jemi edhe një komunë me përbërje të përzier, pasi kjo ka një vlerë të veçantë në punën e organizatës tonë. U përmend fakti se duhet të vazhdojë bashkëpunimi me komunën edhe në të ardhmen, bashkëpunim i cili nuk ka munguar dhe nga ana e komunës kjo u vërtetua. Pastaj u kërkua që të punohet më shumë në promovimin e organizatës tonë në opinionin e gjërë pasi njerëzit sikur nuk kanë njohuri të mjaftueshme se kush është QEZH - ja.
  Marrë në përgjithsi, vlerësimet kryesore ishin se duhet të vazhdohet në rrugën për të cilën jemi përcaktuar, duhet të jemi në hap me të gjitha ndryshimet dhe risitë që na i sjell koha dhe se me një angazhim dhe me një përkushtim të madh, duke mos munguar puna e palodhshme, sigurisht se suksesi nuk do të mungojë në aktivitetet dhe projektet tona të ardhshme. Takimi ishte i hapur për kritika dhe çdo sugjerim apo këshillë ishte e mirëseardhur për stafin e organizatës.

Shkarko listën e aktiviteteve dhe projekteve tw QEZHT (pdf)
Më tepër foto nga takimi në galeriFoto në galeri

 

Perkrahesit

Vendi per Reklama




Falemenderim donatorit, Universitetit tė Nju Jorkut nė Shkup

shqip||