Home Edukimi

Cili është qëllimi kryesor i edukimit?... Pse CED punon në këtë rrafsh?


Nga vetë definicioni kryesor i edukimit, sipas së cilës edukimi paraqet tërësinë e vetive apo të cilësive shpirtërore, mendore e fizike, e shprehive kulturore që fiton njeriu nën ndikimin sistematik të shkollës, të familjes apo të shoqërisë. Me një fjalë edukimi paraqet përfitim të shkathtësive të ndryshme për të mësuar dhe për të punuar.

Sipas njohurive të ndryshme bashkëkohore, jemi në dijeni se ekzistojnë tre lloje të të edukuarit të njeriut edhe atë:

f-1-EdukimEdukimi Formal-(Anglisht Formal Education) nënkuptohen të gjitha proceset edukative të cilat realizohen Brenda në sistemit edukativ-formal, të strukturuar në mënyrë hierarhike (duke filluar nga shkolla fillore deri në fakultet), të cilat rezultojnë me përfitimin e profesioneve të ndryshme dhe diplomave.

Edukimi joformal (Anglisht Non-formal Education) nënkuptohen procese të organizuara të të mësuarit të cilat organizohen jasht sistemit formal të edukimit dhe të cilat në shumicën e rasteve u dedikohen zhvillimit personal të individit dhe të aplikueshme në praktike. Zgjedhja është e atij që meson dhe mund të mësohet përmes punës, aksionit, praktikës, përvojës, pasi bazohet në të mësuar përmes përvojës. Mësimi është afatgjatë dhe gjithëpërfshirës. Zgjat tërë jetën.Foto0222

Edukimi informal (Anglisht Informal education) nënkpton aktivitete edukative kryesisht individuale të vetëinicuara nga ndonjë person i cili mëson ose përfiton përvoja gjatë jetës së tij ( Duke filluar nga mësimi në shtëpi, përmes mediumeve, internetit dhe deri përftim përvoja përmes kontakteve me njerëz tjerë).

Duke pasur parasysh rezultatet të cilët arrihen përmes edukimit joformal, ku pjesëmarrësit janë të interesuar që me inicijativë të tyrë të vetëedukohen, dhe të inicojnë ndryshime në shoqëri CED vazhdon me promovimin të Edukimit joformal përmes aktiviteteve të ndryshme si Punëtorive të ndryshme kreative, Këmbimeve, Ekspozitave, Kampeve dhe aktiviteteve tjera.

 

Jemi të vetëdijshëm se këto tri lloje të edukimit janë të rëndësishme në zhvillimin personal dhe të identitetit të një personi, prandaj projektet e përpiluara çdoherë si element kryesor do të kenë edukimin e të rinjëvë duke u bazuar në vlerat si: Respektin ndaj njerëzve, Promovimin e mirëqenies, Të vërtetën, Demokracinë, Drejtësi/paanësi dhe Barazi.

Razmena_Tearce20

 

 

 

Share
Albanian-ALМакедонски (Macedonian)English (United Kingdom)
Banerat

Foto e Çastit

Polls

A mendoni që Mali Sharr duhet të shpallet Park Nacional?