Kuptimi ynë për Edukimin Ndërkulturor
"Luftërat fillojnë në mendjet e njerëzve, Andaj mendja e njeriut duhet të jete vendi ku paqa duhet krijuar", duke u nisur nga ky parim, i cili gjendet edhe ne preambulën e Kushtetutës së UNESKO’s, Edukimi nderkulturor shihet si edukim dhe trajnim për paqë. Në tërësi njohja e kulturës amë dhe njohja e kulturave tjera paraqet element kyç për tejkalimin e pabarazisë. Në tërë botën ka rreth 200 shtete, 6000 gjuhë të identifikuara dhe rreth 10000 kultura. Shoqëritë multikulturore janë fakt i pamohueshëm në tërë botën. Edukimi Ndërkulturor pranon se shkollat janë vend thelbësor për transformimin e shoqërisë dhe eliminimin e padrejtësisë. Parimet të cilat ky lloj edukimi i mbron janë drejtësi sociale dhe barazi nëpër institucionet ku promovohet dija, e cila automatikisht nënkupton edhe drejtësi sociale dhe barazi në shtet.
Ky koncept ka filluar të njihet që nga vitet ’60 ta, ndërsa me kalimin e kohës ky term ka evoluar si nga ana praktike ashtu edhe në anën teorike. Është shumë rëndë që mësues të së njejtës tematik ta paraqesin me një definicion edukimin ndërkulturor.
Edukimi ndërkulturor është në një farë mënyrë një term ombrellë. Përkufizimet e ndryshme të përdorura
nga dijetar të ndryshëm kryesisht vareshin nga perspektivat që ata i paraqesin në analizat e tyre të aspekteve të caktuara dhe të diversitetit social.
Më parë “edukimi ndërkulturor” përdorej për sqarimin e aktiviteteve të cilat kishin të bënin më edukimin e fëmijëve emigrantë si dhe “grupeve minoritare”. Edukimi ndërkulturor luan një rol jetik në formimin e identitetit e cila kurrë nuk është diçka e izoluar, por është një process social-interaktivë.
Edukimi ndërkulturor-ashtu si çdo edukim i mirë –krijon njërëzimin.
Disa nga projektet dhe aktivitetet e realizuara nga Qendra për edukim dhe zhvillim, ku synohet promovimi i Edukimit Ndërkultur janë:
Këmbimi i parë ndërkombëtar në Trogen, Zvicër
Si rezultat i bashkëpunimit të deritanishëm të OJQ CED(Qendra për Edukim dhe Zhvillim) me Fondacionin Zvicëran për fëmijë Pestaloci, për dy javë shtatë nxënës nga Komuna e Tearcës morën pjesë në këmbimin e cila u mbajt në Trogen, Zvicër. Ky aktivitet është në kuadër të aktiviteteve të ndryshme të cilat zhvillohen në këtë rajon, përmes së cilave promovohet bashkëpunimi ndërkulturor, edukimi joformal si dhe mësimi përmes përvojave të ndryshme që fëmijet kalojnë nëpër aktivitetet e kësaj organizate. Si kriter për zgjedhjen e nxënësve kanë qenë gjendja sociale e tyre, përkatësia etnike si dhe pjesëmarrja e tyre nëpër aktivitetet e organizatës. Gjatë këtij këmbimi ata patën mundësi të njihen me fëmijë nga vende të ndryshme të botës, vizitojnë vende të ndryshme si dhe përfitojnë aftësi të reja përmes metodatave joformale dhe interkulturore. Gjatë kohës deri sa qendruan në Zvicër ata patën mundësi të ndjekin punëtori të ndryshme, vizituan vende historike si dhe patën mundësi të vizitojnë ambasadorin e Maqedonisë në këtë shtet si dhe të takohen me përfaqsues të Shoqatave shqiptare në këtë shtet.
Këmbim ndërkombëtar në Irlandën Veriore

Qëllimi i kësaj vizitë është promovimi përvojave të ndryshme pozitive të bashkëpunimitë dhe dijalogut ndërnacional, përforcim i kapaciteteve institucionale, krijim i atmosferave pozitive me qëllim respekt të ndërsjellë si dhe zhvillim të mekanizmave të ndryshme pozitive të cilat do të ndihmonin në implementimin e marrëveshjes kornizë të Ohrit.
Projekti realizohet nga organizata MNI (Mediation Northern Irland), në bashkëpunim me MCMS( Shkup) si dhe logjistikë të CED Tearcë.








