Kursi Bazat e Punës Rinore në Bashkësi

Nga viti 2009 Qendra për edukim joformal-TRIAGOLNIK realizon Kursin Bazat e Punës Rinore në pesë komuna edhe atë Tearcë, Delçevë, Kavadar, Kumanovë dhe Shkup. Në komunën e Tearcës ky kurs implementohet edhe sivjet, ku si partner për bashkëpunim është Qendra për edukim dhe zhvillim(CED) Tearcë.
Ky projekt që për tre vite realizohet në Maqedoni është e zhvilluar në bazë të modelit të programit për Lidership dhe zhvillim të punës rinore në bashkësi e cila implementohej nga Universiteti Jonçeping, Suedi.
Gjatë këtij trajnimi 100 pjesëmarrës marrin pjesë në kursin gjashtë mujor e cila u mundëson që të jenë qytetarë aktiv dhe të promovojnë ndryshime pozitive në shoqëri. Qëllimi i këtij kursi është që të rinjtë lider ose personat të cilët në mënyrë profesionale apo vullnetarisht punojnë me të rinjtë, të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi në fushën e edukim social dhe arsimimit joformal.
Përmbajtja e kursit
Ky kurs përbëhet nga 6 tërësi edukative të cilat i aftësojnë pjesëmarrësit në këto fusha: Hyrje në punën rinore dhe arsimimin joformal, etika gjatë punës me të rinjë, menaxhim i vetes dhe tjerëve, planifikim i punës me të rinjë, të punuarit me individë, të punuarit me konflikte dhe dallime, të punuarit me grupe.
Projekte Zhvillimore
Pas mbarimit të trajnimit, si pjesë e projektit, pjesëmarrësit realizojnë projekte zhvillimore me të rinjë. Fushat në të cilën realizohet projekti do të jetë në bazë të nevojave të bashkësive, ndërsa projektet duhet të nxisin edhe të tjerët që të jenë qytetarë aktiv. Projektet do të fokusohen në temat si papunësia, bashkëpunimi ndëretnik, mundësi të njejta dhe llojlloshmëri si dhe mbrojtja e ambientit.








