Home Për ne

                                                 Shkurt për CED

tekst-br-4-Shkurt-per-CEdQendra për edukim dhe zhvillim(CED) është organizatë joqeveritare e cila funksionon në rajonin e Komunës së Tearcës nga Dhjetori i vitit 2006. Organizata ka si Grup Qëllimor të rinjtë nga mosha 12 deri 28 vjet, ndërsa për arritjen e qëllimeve të saja në aktivitete çdoherë përfshihen të rinjtë, arsimtarët, prindërit, udhëheqës të institucioneve dhe udhëheqës të organizatave tjera.

Në bazë të planit të saj strategjik, CED në tri vitet e ardhshme si prioritete të saja i ka: Uljen sjelljeve devijante tek të rinjtë, edhe atë përmes organizimit të ngjarjeve kulturore dhe sportive, Mbrojtjen e ambientit, përmes aktiviteteve për ngritjen e vetëdijës së qytetarëve, përmirësimin e bashkëpunimin ndëretnik midis nacionaliteteve që jetojnë në rajon, duke organizuar aktivitete të përbashkëta.

 



Disa nga shërbimet të cilat i ofron Organizata Qendra për edukim dhe zhvillim

  • Trajnime në këto tema:

-Trajnim për vullnetarizëm

-Trajnim për të drejtat e fëmijëve

-Trajnime për participim të të rinjëve

-Trajnim për Lidership, Komunikim, Zgjidhje konfliktesh, Punë me individë, Të punuarit me grupe

-Trajnim për përpilim të projekteve, evaluim dhe monitorim

-Pregaditje të planeve të ndryshme strategjike për OJQ

  • Organizim të punëtorive kreative
  • Projektim filmash
  • Organizim të ekspozitave të ndryshme
  • Trajnime për përfitim të shkathtësive të edukimit joformal
  • Mundësi për angazhim në mënyrë vullnetare në zyrat e CED dhe në shtetet si Irlandë Veriore dhe Zvicër
  • Organizim të shfaqjeve të ndryshme
  • Punëtori për vallzim teatër
  • Konsultime Juridike rreth themelimit të OJQ dhe akteve tjera juridike

Vlera në të cilat bazohet OJQ CED janë: Bashkëpunimi, Edukimi dhe Barazia.

Lexo më shumë për biografinë e organizatës në artikullin Historiati në menynë Për ne.

Share
Albanian-ALМакедонски (Macedonian)English (United Kingdom)
Banerat

Foto e Çastit

Polls

A mendoni që Mali Sharr duhet të shpallet Park Nacional?