Home Për ne Historiati

H i s t o r i a t i


Periudha e Parë-Tearca: Mundësi për implementim të projekteve


Ashtu siç shumica konstatojnë se Tearca me vite të tëra ka qenë një vend i përbashkët për shumë qytetarë të cilët kanë qenë vendas, mirëpo si rezultat i frymës liberale që ka mbizotruar për shumë qytetarë tjerë ka ofruar mundësi të jetojnë dhe inkuadrohen në përgjithësi në të gjitha zhvillimet e ndryshme në fshat. Jo rastësisht në Tearcë jetojnë banorë nga mbi 10 fshatra të ndryshme të rajonit të Maqedonisë dhe viseve të Kosovës. Kjo laramani kulturash si dhe autoktonia e një pjese të madhe të banorëve çdoherë ka qenë një nxitje që të gjithë të mundohen sa më shumë të promovojnë vlera pozitive dhe me atë të kontribuojnë që jeta në këto treva të ngjajë një qyteze të vogël, ku secili e gjen veten. Pas periudhës së vitit 2001, Tearca etiketohet si vend ku shumica e udhëheqëseve të organizatave lokale do të mund të implementojnë projektë me qëllim të prezantimit të një bashkëpunimi ndëretnik të cilën edhe përkundër konfliktit nga 2001, banorët arritën t’i ruajnë raportet pozitive të krijuara me vite. Ndër projektet që kontribuan për krijimin e një mase kritike e cila më vonë në mënyrë të pavarur do të mund të vazhdojë ishin projekti Babilon (QBB Loja), Grupi për Vallzim Teatër(Kurve Wustrow, Gjermani), Trajnim për Trajnues(Qendra Teatrore  për Fëmijë, Shkup), Kinema e Hapur (Qendra për Arte Bashkëkohore, Shkup) si dhe EKAP projekti me një intenzitet më të madh që u realizua nga viti 2005-2006.

 

Periudha e dytë: Themelimi i OJQ Qendra për edukim dhe Zhvillim (CED)

Për realizimin e çdo projekti, nevojë kryesorë përveç mjeteve finansiare janë edhe kapacitetet e ndryshme njerëzore. Në të gjitha projektet e lartpërmendura bartës të drejtpërdrejt të aktiviteteve ishin aktivist lokal, të cilët përmes punës së palodhshme dhe punës së drejtpërdrejt më të rinjtë dhe qytetarët arritën të përfitojnë një përvojë, por në të njejtën kohë edhe autoritet në rrethinë si një grup që përmes aktiviteteve të ndryshme kontribon për përmirësimin e gjëndjes kulturore dhe edukative në fshat. Duke qenë të vetëdijshëm se çdo projekt si synim kryesor të saj e ka “çfarë pastaj?”, pra si do të vazhdojë projekti pas largimit të një donatori aktivistët me inicijativë të Metin Muaremit, Mensure Ilazit, Xhemal Qamilit, Dijana Petrovskës si dhe Alije Malikit vendosën që me 22 Dhjetor të vitit 2006 themëlojnë organizatën CED, pra të kalojnë në person Juridik duke qenë të vetëdijshëm për sfidat me të cilat do të përballohen në një shtet ku të regjistruar janë mbi 8000 organizata joqeveritare.

 

Periudha e tretë: “Mundësitë janë atje ju ku i gjeni, e Jo ku ata Juve ju gjejnë”

Pas themelimit të saj OJQ CED vazhdon me aktivitete të ndryshme me qëllim të organizimit të ngjarjeve të ndryshme kulturore, manifestimeve me qëllim promovimin e drejtave të fëmijëve, Trajnime të ndryshme për arsimtarë si dhe Punëtorë Rinor të cilët do të jenë të aftë të punojnë më metoda të reja gjatë procesit edukativo arsimor si dhe përmes punëtorive të ndryshme kreative. Organizata beson se vetëm përmes bashkpunimi të të gjitha institucioneve kyçe që veprojnë në rajon, por edhe të të gjithë banorëve mund të ndihmohet në krijimin e një ambienti më të zhvilluar për jetesë për të gjithë që jetojnë në rajon.

Shumica e projekteve që janë realizuar kanë qënë të përkrahura nga Programi Zvicëran për Kulturë, Pro Helvetia, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe donatorin e fundit të shumica aktiviteteve Fondacionin për Fëmijë Pestaloci, Zvicër.

Duke synuar që të jemi një organizatë serioze, në kuadër të projektit Proaktiv, udhëheqësit e CED vendosën që të përpilojnë Plan Strategjik për tri vitet e ardhshme, përmes së cilës organizata identifikoi fushat e saja të veprimit, Misionin, Vizionin si dhe Drejtimet strategjike. Qendra për edukim dhe zhvillim(CED) funksionon në rajonin e Komunës së Tearcës, si rezultat i nevojave të komuniteteve që jetojnë në rajonin e Pollogut të  Poshtëm.  Organizata shënon një ngritje të dukshme dhe oferta e shërbimeve të saja secilën ditë ritet, pasi si si Grup Qëllimor i ka të rinjtë nga mosha 12 deri 28 vjet të cilët nuk janë të kënaqur më situatën momentale dhe të cilët duan të promovojnë ndryshime në shoqëri, ndërsa për arritjen e qëllimeve të saja në aktivitete çdoherë përfshihen të rinjtë, arsimtarët, prindërit, udhëheqës të institucioneve dhe udhëheqës të organizatave tjera.

                                       

  ******

Si rezultat i aktiviteteve dhe projekteve të shumta, nga viti 2009 e këndej CED është anëtare e shumë rrjet organizatave si:

- Anëtare e projektit Kultura në Rajonet Rurale (programi Zvicëran për Ballkanin perendimor)

- Anëtare e koalicionit të organizatave SEGA

- Anëtare e Aleancës për zhvillimin arsimimit të moshuarve (AZHAM)

- Anëtare e MOF-it

- Partnere e Fondacionit Pestaloci për realizim të këmbimeve (MAJKA dhe SPPMD)

Albanian-ALМакедонски (Macedonian)English (United Kingdom)

Polls

A mendoni që Mali Sharr duhet të shpallet Park Nacional?
 

Foto e Çastit

Banerat
Banerat
Banerat