Në kuadër të projektit “Të rinjtë të barabartë në bashkësi” ", të implementuar nga Qendra për Edukim dhe Zhvillim, me iniciativë të këshillit të shkollës fillore “Faik Konica” – Dobroshtë më datë 27.12.2010 në hapsirat e Komunës së Tearcës u organizua Konferencë ku si temë e kësaj Konference ishte:“ Sa institucionet punojnë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”. Në këtë Konferencë morën pjesë nxënës, arsimtarë, prindër dhe përfaqësues të institucionave si dhe kryetari i Komunës së Tearcës z. Isen Asani.