Home Puna Rinore Aktivitete ekologjike

Dita e Ekologjisë 2011

Me 21 Mars 2011 organizata CED shënon Ditën e ekologjisë në Komunën e Tearcës me aktivitete të cilat kanë për qëllim ngritjen e vetëdijës së qytetarëve për mbrojtje të ambientit.

Eko2011-3Duke u bazuar në prioritetet e saja, organizata ne bashkëpunim me Komunën e Tearcës, Ndërmarjen EKO FLOR, Shkollat në rajon si dhe projektin Kultura në rajonet rurale implementoi aktivitetin Ambient të pastër-Ardhmëri të shëndoshë.

Qëllimi i këtij akiviteti është të ndikohet në vetëdijen e të rinjëve dhe banorëve të këtyre fshatrave që të kujdesen për ambientin ku ata jetojnë. Në kuadër të këtij aktiviteti në fillim u realizuan disa punëtori me tema të cilat kishin të bëjnë me mbrojtjen e ambientit, ndërsa pjesa më e rëndësishme ishte grumbullimi i mbeturinave nëpër rrugët kryesore të fshatit nga ana e nxënësve të shkollave fillore, vullnetarëve të organizatës dhe banorëve.

Ndërsa sipas nxënësit Argjend Rustemi, është mirë që bartës i këtij aktiviteti jemi ne nxënësit si dhe një organizatë e cila ka mjaft activist të rinjë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kontribojmë në ruajten e ambientit. Vetëm nëse për to angazhohen të rinjtë.

Gjatë punëtorisë, nxënësit pregaditëm parulla të ndryshme si: Ta mbrojmë ambientin, Unë dua të jetoj në një ambient të pastër. Shpresoj se në ardhmëri ky aktivitet do jetë më masovik dhe do marin pjesë më shumë aktivist dhe se nuk duhet të zhvillohet vetëm në këtë ditë, theksoi njëra nga aktivistet e organizatës Sllagjana Kocevska. Mesazhi i grupit është se nëse doni të jetoni në një ambient të pastër, koha është të ndërmerni diçka tani. Ardhmëria është në duar tuaja.

Ky aktivitet realizohet për pesë vite rradhazi, ndërsa ndikimi i saj në opionion për çdo vit rritet.

 

2

Albanian-ALМакедонски (Macedonian)English (United Kingdom)

Polls

A mendoni që Mali Sharr duhet të shpallet Park Nacional?
 

Foto e Çastit

Banerat
Banerat
Banerat