Home Puna Rinore Vullnetarizmi

V u ll n e t a r i z m i

“Atë që kemi bërë për veten vdes me ne; Atë që kemi bërë për tjerët dhe botën ngel e pavdekshme” ~Albert Pike


Vullnetarizem1Njëra ndër vlerat më të rëndësishme në të cilën organizata mbështetet dhe për të cilën ajo synon, është promovimi i vullnetarizmit në shoqëri. Nga themelimi i vetë organizatës e deri në ditët e sotme, shumicën e aktiviteteve të rinjtë si dhe anëtarë të organizatës i kanë implementuar në mënyrë vullnetare. Këto aktivitete kanë dhënë një efekt të madh në shoqëri, pasi të rinjtë parapraksht kanë qenë të trajnuar si dhe kanë përfituar njohuri për tema në lidhje me nevojat e banorëve. Që nga viti 2009 në kuadër të strukturës së organizatës funksionon Këshilli i Vullnetarëve, i përbërë nga të rinjjë, studentë si dhe qytetarë të profileve të ndryshme. Anëtarët e këtij këshill për afro tre vite me rradhë ka qenë pjesëmarrëse e shumë trajnimeve si: Trajnim për Fasilitim dhe Trajnim për Vullnetarizëm të realizuar në kuadër të projektit Proaktiv, nën udhëheqje të organizatës bartëse Triagolnik. Në vitin 2010 anëtarë të këtij Këshilli morën pjesë në trajnimet njëditëshe me tema si Participimi i të rinjëve, Fasilitimi i grupeve të ndryshme, Drejtat e fëmijëve si dhe trajnim i dytë për vullnetarizmë. Të gjithë këto trajnime ndikuan në motivimin e të rinjëve që ata në mënyrë të organizuar të funksionojnë në kuadër të organizatës CED. Ideja funksionimit të këtij organi është që të rinjtë nga shtresa të ndryshme të kenë një mundësi për t’i shprehur  idete e tyre dhe përmes planifikemeve të ndryshme organizatës të realizohen duke pasur mbështetjen e institucioneve të ndryshme. Ky ekip ka edhe qëllim vetë zhvillimorë, pasi në kuadër të aktiviteteve të tyre të parapara nga anëtarë të organizatës, të cilët kanë një përvojë më të madhe organizohen trajnime interne për anëtar tjerë, të cilët duan që të promovojnë ndryshime në rajonet ku ata jetojnë.

Elementi i dytë i rëndësishëm i këtij këshilli është pasi promovon vullnetarizmin si një vlerë, përmes së cilës të rinjë nga profile të ndryshme mund të angazhohen në organizatë dhe të provojnë aftësitë e tyre, përmes angazhimeve nëpër aktivitete të ndryshme. E gjithë kjo arrihet, pasi të rinjtë çdoherë janë të motivuar të kontribuojnë në zgjidhjen e ndonjë problem, vetëm nëse paraprakisht ata e posedojnë. Duke u nisur nga kjo, të rinjëve u besohen të kryen obligime, pasi në këtë mënyrë zhvillohen.

Si rezultat i inicijativave të deritanishme mbi pesë projekte të ndryshme janë realizuar në Komunën eRandom_Pictures_8Tearcës, ku vullnetarë të cilët pasi të kishin kryer me sukses pjesëmarjen në trajnime filluan dhe implementuan projekte me tema të ndryshme.  Si iniciativë e Loran Saliut dhe Jetmire Malikit në fshatin Përshefcë u themelua grup për vallzim teatër, cila pastaj vazhdoi si një projekt që përkrah nga Pro Helvetia, Programi zvicëran për kulturë. Themelimi i parkut për fëmijë në Tearcë nën udhëheqjen e Xhemal Qamilit dhe Mensure Ilazit, dhe me ndihmë të arsimtarëve Ahmet Jaji dhe Enver Ramadani. Të gjithë këto aktivitete vazhdojnë, ndërsa të rinjtë këtë Këshill e shohin si një vend ku ata mund të mësojnë diçka dhe njëherit të kontribuojnë për vendin e tyre.

 

Nëse jeni nxënës i shkollës së mesme, student apo keni ndonjë ide ju lirisht mund të aplikoni që të angazhoheni në një nga aktivitetet e organizatës. Angazhime të cilat organizata i mundëson janë:

  • Punë administrative në zyrë
  • Implementim të aktiviteteve sportive, ekologjike dhe kulturore
  • Punë më fëmijë (puntori për tema të ndryshme)
  • Punë me fëmijë me nevoja të veçanta
  • Projekte për fotografi dhe punë me kamerë
  • Organizim të ekspozite personale
  • Projektim filmi

Për më shumë informata rreth përfshirjes tuaj në aktivitetet e organizatës ju lutem na kontaktoni në emailin e organizatës: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa

Albanian-ALМакедонски (Macedonian)English (United Kingdom)

Polls

A mendoni që Mali Sharr duhet të shpallet Park Nacional?
 

Foto e Çastit

Banerat
Banerat
Banerat