Home Zhvillimi Kulturor Aktivitete dhe manifestime

Mbahet festivali “Zana e Sharrit”2009

Korrik, 2009

Të hënën më 20 korrik mbahet Festivali i parë i këngëve dhe valleve burimore “ZANA E SHARRIT”. Festivali mbahet nën patronatin e komunës së Tearcës, e cila ishte edhe mbështetëse kryesore finansiare.

Qëllimi i organizmit të këtij aktiviteti është që të bëhet ringjallja e jetës kulturore, shoqëritë dhe grupetslika-2muzikore që funskionojnë nëpër vendbanimet e komunës të riaktivizohen, njëherit qëllim më specifik për këtë festival është që të gjithë ato grupe muzikore nga diaspora që ushtrojnë aktivitetin e tyre atje tj’u mundësohet që të prezentojnë aktivitetin e tyre kulturor në vendlindje.

Festivali i parë i këngëve e valleve burimore “Zana e Sharit”, organizohet me të vetmin qëllim që shoqërive e vendbanimeve tona, t’ju kthejmë freskinë e gjallërinë kulturore që e kishin më pare”-theksoi Isen Asani, drejtor i festivalit.

Ky festivali burimor ka karkter revial, sepse është e pamundur që të bëhet ndarje dhe notim të folklorit burimor, nuk mund të ketë konkurencë të folklorit në terene. Festivali do të jetë tradicional dhe në të ardhmen do të punohet më tepër edhe për risi të tjera organizative dhe artistike.

Ashtu si në aktivitetet tjera të cilat kanë për qëllim promovimin e vlerave kulturore, Qendra për edukim dhe zhvillim-Tearcë në këtë manifestim ndihmoi me pregaditjen e materialeve propaganduese, organizim në terren, ndihmë gjatë pregaditjes së skenës, si dhe aktivitete tjera për organizim sa më të suksesshëm të festivalit.

 

Histori e shkurtë e Tearcës

slika-3

Tearca si komunë në vete ekziston nga viti 1996, mirëpo historiati i këtij fshati është  mjaft i bujshëm. Sipas burimeve të ndryshme historike nga ky fshat kanë prejardhje mjaft personalitete të njohur të cilët kanë patur ndikim jo vetëm në këtë shtet, por edhe më gjërë në rajon.

Dokumentet të cilët vërtetojnë ekzistimin e këtij fshati hasen që në periudhën e hershme të perandorisë osmane, ku emri i Tearcës përmendet nëpër fletoret regjistruese osmane të shekullit XV.

Në këtë fshat ekzistojnë vende të cilat kërkojnë hulumtime të mirëfillta, pasi të njejta fshehin historinë e pasur të këtij vendi. Në këtë rajon ekzistojnë xhamija dhe kisha të vjetra të cilat pasurojnë historinë e këtij vendi.

Xhamija e fshatit Tearcë është ndër objektet më të vjetra, pra e ndërtuar është në vitin 1678 e cila edhe sot e kësaj ditë është funksionale. Nëpër periudha të ndryshme Tearca ka pësuar mjaft ndryshime, ku patjetër të përmendet edhe ekzistimi e Komunës së Tearcës, së pari në vitin 1956, por ky status shuhet shpejt nga pushteti i atëherëshm.

Sot ky fshat synon të ketë rolin e qytezës, ku funksionojnë mjaft institucione duke u nisur nga objekti i komunës, posta, ambulanta, shkolla, policia dhe shumë objekte tjera të sferave të ndryshme.

Më shumë per historinë e Tearcës, kliko ketu Tearca Zeri....

 

Albanian-ALМакедонски (Macedonian)English (United Kingdom)

Polls

A mendoni që Mali Sharr duhet të shpallet Park Nacional?
 

Foto e Çastit

Banerat
Banerat
Banerat