Kultura në Komunat Rurale

Nga 1 Prill 2009, QAB - Shkup, Programa për zhvillim rural në partneritet me Fondacionin MOZAIK nga Bosnja dhe Hercegovina, ( ATTA ) Akademia për trajnim dhe përkrahje teknike nga Kosova filluan me implementimin e projektit trivjeçar Kultura në bashkësitë rurale.
Ideja e proektit Kultura në bashkësitë rurale është, permes qasjes inovative kah zhvillimi kulturor të regjioneve rurale të krijohen parakushte në të cilat artistët lokale, organizatat, idividët kreativ, organizatat qytetare dhe bashkësitë lokale do implementojnë dhe krijojnë programe dhe proekte kulturore. Njëkohësisht ata do t’i ndërtojnë kapacitet vetanake, a gjithë kjo me qëllim që të mundësohet një zhvillim i shpejtë dhe i qëndrueshëm kulturor dhe shoqëror në popullatën e fshatrave të Ballkanit perëndimor.
Projekti në 3 vitet e ardhshme do të implementohet në Rajonin e Pollogut të Poshtëm - komunat: Tearcë dhe Jegunovcë; Mavrovë dhe Reka - Komuna Mavrovë – Rostushë; Rajoni Dibër dhe Zhupa e Dibrës - Komuna e Zhupës së Dibrës dhe fshatrat e komunës së Dibrës; Rajoni Drimkol i Poshtëm - Vevçan si dhe fshatrat Llabunishtë dhe Oktisi si dhe edhe ato fshatra që gravitojnë në fshatrat e përmendura. Projekti i është përkushtuar në tërësi popullatës së bashkësive rurale të atyre shtetev respektivisht grupeve të tyre formale dhe joformale, liderëve lokalë, të rinjëve, autoriteteve lokale dhe OJQ - ve si dhe palëve të tjera të interesuara që duan të kontribuojnë për përshpejtimin e proceseve zhvillimore në bashkësitë e veta.
Aktivitetet e projektit do të drejtohen në 4 njësi kryesore:
PROGRAME TË ANIMACIONEVE KULTURORE
Aktivitete janë të dedikuara për pasurimin e ofertës kulturore në bashkësitë rurale përmes organizimin e ngjarjeve të ndryshme kulturore, si për shembull proekcione kinemaje mobile, shfaqje teatrale, ekspozime e tj. të organizuara nga ana e Qendrës për arte moderne - Shkup, Programë për zhvillim rural dhe iniciativa kulturore të cilat do të realizohen nga vetë njerëzit lokalë.
ZHVILLIM TË KAPACITETEVE
Aktivitetet janë të dedikuara në animimin e potencialeve kreative lokale dhe zhvillimin e kapaciteteve të antarëve të bashkësive rurale për planifikim të përbashkët dhe implementim të programeve inovative kulturore. Kjo përfshin përkrahje financiare dhe këshillëdhënëse bashkësive për planifikim dhe implementim të iniciativave kulturore në rajonet rurale, organizim të puntorive teatrale për të rinj, seminare të fushës së menaxhmentit organizacional dhe proektues dhe produkcionit artistik dhe kulturor. Gjithashtu komunat rurale të përfshira me këtë proekt në çdo kohë mund të fitojnë ndihmë konsultante pa pagesë për mbushjen e formave aplikative komplekse ( të ngatërruara ) nga donatorët e huaj.
PROMOVIM
Aktivitetet janë të dedikuara në promovim e bashkësive lolale dhe vlerat e tyre në kuadër Republikës së Maqedonisë dhe më gjerë në rajon, si dhe promovim tw rezultateve dhe të arriturave të bashkësive lokale në kuadër të një regjioni.
Qëllimi këtyre aktiviteteve është që të rritet interesi për zhvillimin kulturor të regjioneve rurale si dhe të promovohet proekti dhe arritjet e tij.
SHKËMBIM RAJONAL DHE RRJET RAJONAL
Shkëmbimi kulturor regjional mes partnerëve të proektit dhe artistëve lokalë nga territori i Maqedonisë, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Serbisë. Rrjeti regjional - Idea e këtyre aktiviteteve është që të përforcohet bashkëpunimi mes bashkësive në kuadër të regjioneve të ndryshme, por edhe të hapen hotizonte të reja për bashkëpunim ndërkufitar përmes kulturës të cilët do të sjellnin deri te shkëmbimi i përvojave dhe ideve të bashkësive të ndryshme nga regjioni i Ballkanit Perëndimor.
DHËNIA E GRANTEVE PËR ZBATIMIN E INICIATIVAVE KULTURORE LOKALE
Qëllimi i këtyre iniciativave është të përforcohen potencialet e antarëve të bashkësive lokale që bashkarisht të punojnë në zhvillimin e jetës kulturore në bashkësitë vetanake - ti njohin nevojat dhe resurset e veta kulturore, të inicojnë, planifikojnë dhe zbatojnë proekte kulturore me ndihmën e bashkësisë më të gjërë.
Përkrahja do të jetë financiare në vlerë maksimale prej 40.000,00 denarë nga iniciativa, gjithashtu edhe me ndihmë teknike për zbatimin e iniciativës nëse është e nevojshme.
Në vitin e parë të proektit ( 2009 ), QAB-Programa për zhvillim rural do të përmbajë 2 iniciativa Lokale në Rajonin Mavrovë dhe Reka, 3 iniciativa Lokale në Regjionin Dibër/Zhupë/Strugë dhe 2 iniciativa Lokale në Regjionin Tetovë.
KUSH MUNDET TË APLIKOJË
Iniciativa kulturore mund të zbatohet në një ose më shumë fshatra në vende të regjioneve të proektit. Për ndihmë financiare mund të aplikojnë grupe joformale nga bashkësitë fshatare të cilët numërojnë më së paku 5 antarë.
KRITERIUMET E SELEKTIMIT
Do të përkrahen vetm iniciativa që do t’i përmbushin këto kushte:
Idea e cila është zhvilluar në bazë të resurseve kulturore lokale. Nën termin resurse kulturore nënkuptohen njohuritë artistike dhe shkathtësitë e njerësve lokalë, zakonet e tyre dhe traditat, lokalitetet historike dhe natyrore etj.
Proekti të jepë mundësi për shprehje kreative të antarëve të bashkësisë përmes planifikimit dhe pjesëmarrjes aktive në implementimin e iniciativave. Banorët lokalë ( mësuesit, grupet rinore, artistët lokalë etj. ) të cilët janë aktorë kryesorë në iniciativën kulturore.
Inovacion, kreativitet dhe origjinalitet të idesë për realizimin e proektit, lidhje e tradicionales me qasjen artistike moderne. Iniciativa të promovojë dialog kulturor gjatë pjesëmarrjes së grupeve të ndryshme pa dallim moshës, gjinisë, përkatësisë etnike, profesionit etj.
Profit i paraparë të cilën iniciativa e bart për pjesëmarrësit e bashkësisë.
Qëllime dhe aktivitete reale ( zbatim të idesë së suaza të mjeteve të parapara, kohë dhe resurse njerëzore ).
Qëndrueshmëri të idesë së proektit pas mbarimit dhe financimit të së njëjtës.








